Pesë ditë ‘errësire’ në fshatin Panariti në Korçë, shkaku dëbora! Rrugët e Shkodrës ‘lumenj’, bëhen të pakalueshme! Vlora pezullon lundrimin! Katër fshatra pa energji elektrike në Berat

Shirat e dendur, dëbora në disa zona dhe era e fortë kanë kapluar vendin tonë prej disa ditësh duke sjellë kështu problematika.

Fshati Panariti në Korçë, është “në errësirë” dhe në të ftohtë, pasi për shkak të dëborës disa nga pemës janë rrëzuar duke këputur në këtë mënyrë telat e energjisë. Rrugët e Shkodrës, janë shndërruar në “lumenj” për shkak të shiut të dendur, duke i bërë të pakalueshme nga kalimtarë dhe automjete.

Deti i trazuar dhe dallgët e larta, bënë që Kapiteneria të ndalojë lundrimin e të gjitha mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në Vlorës. Problematike ishte situata edhe në Tropojë pasi prej stuhisë ka patur rënie inertesh në rrugën nacionale Bajram Curri-Valbonë, në aksin Kukës-Ura e Zapodit Shishtavec si dhe në disa akse të tjera, por tashmë ato janë pastruar dhe qarkullimi ka vijuar normalisht.

Rreshjet e dëborës që kanë rënë me intensitet të lartë gjatë gjatë natës së djeshme në zonat malore, kanë shkaktuar edhe problematikat e para në qarkun Beratit. Sipas Shtabit të Emergjencave në Prefekturën e Beratit, reshjet e dëborës janë shoqëruar me bllokime në disa rrugë fshatrash dhe mungesë të energjisë elektrike në disa fshatra të tjerë malorë. Rruga nacionale Berat-Skrapar është e kalueshme, ndërkohë që rruga drejt fshatrave: Potom, Baçkë, Leshnje, Gradec, Çukë dhe Qafë-Dërvi kalohet vetëm me zinxhirë.

Burime nga Shtabi i Emergjencave bëjnë me dije se në këto rrugë është duke u hedhur kripë për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në këto akse.Të njëjtat burime konfirmojnë se për shkak të dëmtimit të fidrit elektrik të Potomit, prej më shumë se 24-orësh janë pa drita katër fshatrat Leshnje, Gostenc, Kushovë dhe Faqekuq. Sipas konstatimeve në zonë, rruga më e vështirë për të qarkulluar është rruga Kapinovë-Tomorr, rruga drejt Teqesë së Abaz Aliut dhe rruga drejt fshatit Novaj.
 

vijon...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:08
Reshjet e dëborës, problematika në aksin Skrapar-Teqeja e Abaz Aliut! Katër fshatra pa energji elektrike

Rreshjet e dëborës që kanë rënë me intensitet të lartë gjatë gjatë natës së djeshme në zonat malore, kanë shkaktuar edhe problematikat e para në qarkun Beratit. Sipas Shtabit të Emergjencave në Prefekturën e Beratit, reshjet e dëborës janë shoqëruar me bllokime në disa rrugë fshatrash dhe mungesë të energjisë elektrike në disa fshatra të tjerë malorë. Rruga nacionale Berat-Skrapar është e kalueshme, ndërkohë që rruga drejt fshatrave: Potom, Baçkë, Leshnje, Gradec, Çukë dhe Qafë-Dërvi kalohet vetëm me zinxhirë.

Burime nga Shtabi i Emergjencave bëjnë me dije se në këto rrugë është duke u hedhur kripë për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në këto akse.Të njëjtat burime konfirmojnë se për shkak të dëmtimit të fidrit elektrik të Potomit, prej më shumë se 24-orësh janë pa drita katër fshatrat Leshnje, Gostenc, Kushovë dhe Faqekuq. Sipas konstatimeve në zonë, rruga më e vështirë për të qarkulluar është rruga Kapinovë-Tomorr, rruga drejt Teqesë së Abaa Aliut dhe rruga drejt fshatit Novaj.

Ora 12:12
Rrugët shndërrohen në ‘lumenj’ në Shkodër, shiu vështirëson kalimin e qytetarëve dhe automjeteve

Mëngjesin e sotëm reshjet e dendura të shiut kanë kapluar qytetin e Shkodrës, duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve në rrugë.

Rrugën janë shndërruar në “lumenj”, ndërsa shiu nuk pritet të pushojë gjatë ditës së sotme.

Ora 11:26
Reshje, erë e fortë dhe dallgë, ndalohet lundrimi mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë, trageti i linjës me Italinë mbërrin sot me vonesë

VLORË- Për shkak të reshjeve të dendura të shut, erës së fortë dhe lartësisë së dallgëve në det, Kapiteneria ka  ndaluar lundrimin e të gjitha mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit në Vlorë.

Në njoftim theksohet se janë  marrë  masat  për  sigurimin  e  mjeteve  në  vendet  e  akostuara  për  parandalimin  e  ngjarjeve  dhe situatave  gjatë datës 03.12.2021

Trageti i linjës me Italinë do të mbërrijë rreth 7 orë me vonesë për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

Situata pritet të përmirësohet ditën e nesërme, por ende nuk ka një njoftim zyrtar.

 

Ora 10:27
Moti i keq, reshje të dendura shiu e erë e fortë në Tropojë, bien inerte në rrugën nacionale Bajram Curri-Valbonë

Moti i keq me reshje të dendura shiu e erë të fortë ka përfshirë vendin ditën e sotme, duke sjellë problematika në Tropojë. Si pasojë e stuhisë ka patur rënie inertesh në rrugën nacionale Bajram Curri-Valbonë,në aksin Kukës-Ura e Zapodit Shishtavec si dhe në disa akse të tjera. Inertet janë pastruar, ndërsa qarkullimi tashmë vijon normalisht në të gjitha akset.

Deri më tani nuk ka patur ndërprerje të energjisë elektrike. Prej disa ditësh vendi është përfshirë nga moti i keq me temperatura të ulëta e reshje të dendura shiu, kushte atmosferike që pritet të vijojnë edhe përgjatë fundjavës.

 

Ora 10:22
Korçë, fshati Panarit prej 5 ditësh pa drita! Bora e dendur ka dëmtuar rrjetin e shpërndarjes, OSHEE në terren 

Fshati Panarit prej ditës së hënë pa energji elektrike. Për shkak të borës së dendur, disa nga pemët janë rrëzuar duke këputur telat e energjisë, po ashtu duke rrëzuar edhe shtyllat. 
Banorët thonë se punonjësit e OSHEE janë duke punuar por është e vështirë ndërhyrja për shkak të terrenit dhe dendësisë së borës. Panariti vijon të mbetet i izoluar prej 5 ditësh, dhe pa energji elektrike.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja