Reshje shiu dhe ulje temperaturash pas mesditës! Mbrëmja sjell përmirësim të motit

Reshje shiu dhe ulje temperaturash pas mesditës! Mbrëmja sjell përmirësim të motit

Si pasojë e masave ajrore të paqëndrueshme të cilat vijnë nga rajoni Mesdheut, vendi ynë do të përfshihet nga vranësira të dendura duke filluar nga orët e para të ditës. Parashikohet që pas mesditës dhe kryesisht pasditja të sjelli zhvillim të vranësirave duke gjeneruar reshje shiu fillimisht në zonat bregdetare dhe gradualisht momente me shira afatshkurtër do ketë edhe në pjesën tjetër të vendit. Sipas MeteoAlb orët e natës sjellin largim të vranësirave dhe përmirësim të kushteve atmosferike.

Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por rënie me 1-2°C sjellin orët e mesditës duke u luhatur nga 4°C deri në 22 °C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë