Reshje shiu dhe vranësira, parashikimi i motit për sot

Reshje shiu dhe vranësira, parashikimi i motit për sot

Foto ilustruese

Ditën e Martë vendi ynë do të ketë kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i ndikimit të periferisë së një qendre të ulët presioni me origjinë verilindore.

Moti parashikohet me intervale kthjellimesh si dhe alternime vranësirash të cilat do të shoqërohen me reshje shiu fillimisht me intensitet të ulët dhe gradualisht në mënyrë të herëpashershme deri mesatar.

Reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta afatshkurtra si dhe shtrëngata me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër, deri në orët e pasdites.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 2-10m/s, ndërsa hera-herës në orët e pasdites në bregdet do të shfaqet relativisht intensive me shpejtësi 11-17m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 2-4ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 5 deri 12°C

në zonat e ulëta 7 deri 19°C

në zonat bregdetare 11 deri 19°C

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Më mirë Gjini se Pjerini'! Rithemelimi, këngë për Gjin Gjonin (VIDEO)

VIDEO/ 'Më mirë Gjini se Pjerini'! Rithemelimi, këngë për Gjin Gjonin (VIDEO)