Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e hera-herës deri në rrebeshe shiu përgjatë relieveve malore.

Reshje të izoluara shiu priten në zonat e ulëta, kurse ato bregdetare nuk do të preken.