Vendi ynë gjatë paradites do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Por sërish orët e mesditës zhvillojnë vranësirat duke sjell në territor reshje, ku në zona te veçanta priten dhe reshje në formë rrebeshi afatshkurtër. Ndërsa mbrëmja pritet të rikthejë kthjellimet dhe vranësirat e lehta.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe ne mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 29°C.
Era do te fryjë me shpejtësi 35 - 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 - 4 balle.