Reshje shiu gjatë gjithë ditës, parashikimi i motit për sot

Reshje shiu gjatë gjithë ditës, parashikimi i motit për sot

Foto ilustruese

Për ditën e Mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti në orët e para të ditës parashikohet i vranët dhe reshje shiu me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave. Prej orëve të mesditës deri ato të mbrëmjes vonë reshjet do të jenë të dobëta dhe lokale kryesisht në relievet malore.

Prej orëve të vona të mbrëmjes përsëri reshje me intensitet të ulët dhe mesatar në pjesën më të madhe të territorit në formën e shtrëngatave si dhe rrebesheve lokale shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era pritet të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje intensive me shpejtësi 4-10m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina  era pritet të jetë tepër intensive dhe problematike me shpejtësi 14-24m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik e Jon të jetë i lartë i forcës 6-8 ballë. 

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 5 deri 19°C

në zonat e ulëta 10 deri 26°C

në zonat bregdetare 13 deri 26°C

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor