Vendi ynë sot do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura..
Reshjet e shiut priten të jenë prezente të herëpashershme me intensitet të ulët që në nga orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes, në pjesën më të madhe të territorit, lokalisht në jug reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore verilindje- juglindje të vendit reshje dëbore me intensitet të ulët..
Era do të fryjë me drejtim juglindje - jug me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 13m/s.
Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-3 ballë.
Komente












