Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash që do të sjellin reshje shiu në të territorin. Reshjet janë në intensitet mesatar.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 02ºC deri në 12ºC, në zonat e ulëta nga 07ºC në 18ºC dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 18ºC.
Sipas parashikimeve reshjet do të vazhdojnë edhe nesër. Në ditën e premte dhe të shtunë pritet përmirësim i kushteve atmosferike.
Era do të fryjë në drejtim Jugor- Juglindor me forcë valëzimi deri në 2-3 ballë.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta.
Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga 02ºC deri në 10ºC dhe në zonat e ulëta nga 05ºC në 12ºC.