Reshjet e dendura të shiut që përfshinë vendin gjatë natës së kaluar kanë krijuar probleme në disa qytete të Shqipërisë. Situara paraqitet problematike në Lezhë dhe Kurbin.
Rrugët e qytetit të Lezhës, blloqet e banimit "11 Janari" dhe 11.2 hektarë u përmbyten nga vërshimi i ujit. Në disa zona niveli arriti në 50 cm, duke deportuar brenda bizneseve dhe banesave. Përmbytja vështirësoi lëvizjen e automjetëve dhe qytetarëve, ku shumë prej tyre janë detyruar që të lëvizin zbarthur.
Bashkia e Lezhës ka bërë të ditur se stacioni i pompimit që bën evadimin e ujërëva në qytet ka qenë jashtë funksioni gjatë natës si pasojë e mungesës së energjisë elektrike. Kjo ka bërë që uji të qëndrojë për një kohë të gjatë nëpër rrugë dhe lagje të Lezhës, ndërsa është bërë e ditur se energjia është rikthyer dhe situata ka nisur të përmirësohet.
[gallery]19110[/gallery]
Probleme nga reshjet e shiut ka patur edhe në Njesinë Administrative të Kolshit. Disa banesa në fshatin Gryk Manati u përmbyten, ndërsa shumë rrugë u bllokuan në këtë zonë duke bllokuar lëvizjen e qytetarëve dhe të automjetëve.
Banorët thonë se kjo situatë përsëritet sa herë që ka reshje shiu për shkak të bllokimit të kanaleve kulluese, duke ju shkaktuar dhe dëme të shumta.
Vërshimi i ujit nga malet solli prani gurësh dhe inertesh në rrugët e qytetit por dhe në zonën e Gryk Manatisë.
Bashkia ka angazhuar punonjesit e Shërbimeve Publike të cilët nisën ndërhyrjen në zonat ku kishte probleme nga përmbytjet.
Nga ana tjetër Drejtuesit e OSHEE-së në Lezhë kanë bërë të ditur se të gjithë hidrovoret dhe stacionet e pompimit nuk kanë pasur mungesë të energjisë elektrike në asnjë moment.
Ora 13:30 Përmbyten dhjetra hektarë tokë në Kurbin
Shirat e renë gjatë natës kanë krijuar një gjendje te rënduar në fushat e rrethit të Kurbinit ku rezultojnë me dhjetra hektarë të përmbytur si dhe kanalet kulluese të tej mbushura dhe për pasoje uji i tyre është përhapur ne sipërfaqet e fushave.
Siç është theksuar vazhdimsht kanalet kulluese janë krejtësisht jashtë funksionit. Po ashtu siperfaqe të tëra janë përmbytur edhe ne fushat e Thumanes.
Megjithësë situatën e krijuar nga keto përmbytje në terren nuk ka dalë asnjë pushtetar për të parë situatën e krijuar. Fushat e mbjella me misër, jonxhe, pemë etj... vazhdojnë të jenë nën ujë duke i çuar këto drejt asfiksimit te tyre.
Ora 08:00 Ka prurje të shumta, situata problematike
Kryetari i bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj në një intervistë për Report Tv ka deklaruar se situata është problematike dhe se mungesa e energjisë elektike është problemi kryesor.
''Situata është problematika. Mungesa e energjisë elektike është një problem kryesor. Ka pasur situate të jashtëzakonshme. Nuk punojnë pompat e pallatave, kemi një ngarkesë të ujit. Janë përmbytur shumë garazhde'', deklaroi Frrokaj.
/Shqiptarja.com

VIDEO