Reshjet e dendura të shiut të cilat kanë nisur prej 24 orësh në të gjithë rajonin e Kukësit, kanë sjellë probleme në Rrugën e Kombit.
Reshqitjet e dherave e gurëve kanë qenë prezente në segmenti rrugor Kukës-Kalimash.
Reshjet të shoqërurara edhe me erëra të forta kanë kufizuar në minimum rrezen e shikimit për drejtuesit e automjeteve, duke vështirësuar trafikun dhe shtuar rrezikun nga aksidentet.
Me të marrë informacionin, kompania mirëmbajtëse punoi për pastrimin e segmentit dhe aktualisht rruga është e pastruar, por rreziku i rëshqitjes së dherave dhe gurëve është gjithnjë e pranishme.
Edhe qyteti i Kukësit u përfshi nga reshje të fuqishme shiu dhe për pasojë pati vështërësi në lëvizjen e automjeteve dhe të banorëve.
Rrugët dytësore u pushtuan nga ujërat e shiut, të cilat prej vitesh vuajnë nga mungesa e investimeve.
Probleme pati edhe me furnizimin me energji elektrike ku disa fshatra malor të disa njësive administrative vijonë të kenë mungesë të dritave.
Ndërprerje të energjisë të herpasherëshme ka edhe në qytetin e Kukësit
Ndërkohë,sasia e reshjeve të shiut ka përmirësuar ndjeshëm situatën hidrike në Kaskadën e Drinit.
Nga të dhënat rezulton që sot, niveli në HEC Fierzë është 290.74 m, prurjet rreth 500 m³/sek. Niveli i ujit në liqenin e Fierzës pritet të rritet, në kushtet kur edhe reshjet e shiut parashikohet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, çka do të normalizojë edhe situatën në 2 liqenet e tjerë mbi kaskadën e Drinit.
Për periudhën në vijim deri në fund të muajit shkurt, KESH do të vazhdojë të mbulojë edhe humbjet në rrjetin e shpërndarjes, që llogariten rreth 160.000 MËh.
Pas ndërprerjes së reshjeve të borës, nga mbrëmja e kaluar zona verilindore është përfshirë nga rreshje të mëdha të shiut.
Redaksia online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com