Priten reshje shiu intensive në qarqet e veriut të vendit, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron: Mund të ketë vërshime lumenjsh dhe rrëshqitje dherash

Priten reshje shiu intensive në qarqet e veriut të vendit, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron: Mund të ketë vërshime lumenjsh dhe rrëshqitje dherash

Foto ilustruese

Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar për përmbytje që mund të shkaktohen si pasojë e reshjeve të shumta që priten të përfshijë Shqipërinë gjatë ditës së sotme dhe të nesërme. Në njoftimin e publikuar, Instituti bën me dije se si pasojë e reshjeve të shiut mund të ketë vërshime të lumenjve dhe rrëshqitje të dherave në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë.

“Gjatë pasdites së sotme (e hënë, dt.16) dhe gjatë ditës së nesërme (e martë, dt.17) do të ketë reshje me intensitet të lartë, të cilat do të jenë më të përqëndruara në veri të territorit. Në fund të ditës së nesërme reshjet intensive pritet të shtrihen në të gjithë territorin. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër dhe Lezhë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjëve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve.  Ndërkohë, pritet një rritje e prurjeve të lumenjve kryesore, veçanërisht në lumenjtë Drin-Buna dhe liqenin e Shkodrës”-thuhet në njoftimin e publikuar.

Ditën e sotme dhe të nesërmen priten reshje shumë intensive të shiut në qarqet e Shkodrës, Kukësit, ndërsa më pak intensive në Dibër dhe Lezhë. Ndërkohë në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet priten të shoqërohen edhe me shtrëngata.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?