KORÇË- Reshjet e dendura të shiut dhe stuhia e erës kanë krijuar probleme pasditen e sotme në zonën e Maliqit, ku në afërsi të fshatit Pendavinj, nga era e fortë u rrëzuan pemë duke bllokuar kështu rrugën.
Menjëherë pas raportimit të problemit njësitë e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit, bënë të mundur hapjen e rrugës nga pemët e rrëzuara që bllokonin qarkullimin. Stuhia dhe reshjet e shiut vijuan për rreth 1 orë ndërkohë është ulur intensiteti i tyre. Momentalisht nuk raportohen probleme të tjera në zonë.