Reshje te dendura shiu deri në mbrëmje dhe erë e fortë...moti për sot

Reshje te dendura shiu deri në mbrëmje dhe erë e fortë...moti për sot

Foto ilustruese

TIRANË- Sipas MeteoAlb: Vranësira të dendura dhe reshje shiu dominojnë motit në vendin tonë, ku në zonat veriore dhe Qendrore reshjet herë pas herë do jenë me intesitet të mesatar dhe të lartë. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri në orët e vona të pasdites kur moti përmirësohet gradualisht në territorin shqiptar.

Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes dhe mesditë duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga 0°C deri në 14°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.

Rajoni dhe Europa
Masat ajrore të paqëndrueshme do të përfshijnë pjesën më të madhe të kontinentit Europian duke diktuar vranësira dhe reshje të dendura dëbore në Europën Veriore dhe Lindore. Po ashtu jugu i kontinetit europian do të përfshihet nga vranësira, rrebeshe shiu dhe stuhi ere. Ndërsa me kthjellime dhe vranësira do të paraqitet pjesërisht qendra

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë