Reshje të dendura shiu dhe rrëshqitje dherash, mbi 100 viktima në Brazil

Reshje të dendura shiu dhe rrëshqitje dherash, mbi 100 viktima në Brazil

Të paktën 117 persona kanë vdekur në qytetin brazilian, Petropolis, si pasojë e vërshimeve dhe rrëshqitjeve të dheut. Në mesin e viktimave janë edhe 13 fëmijë, kanë raportuar mediat lokale. Autoritetet lokale kanë aktivizuar më shumë se dhjetëra alarme për të paralajmëruar për shira të rrëmbyeshëm edhe në mbrëmjen e së enjtes.

Ekipet e shpërthimit kanë ndalur kërkimet për personat e zhdukur për shkak të rrezikut të rrëshqitjeve tjera të dheut. Policia ka thënë se 116 persona janë ende të zhdukur. Të martën, Petropolis është përballur me më shumë se gjashtë orë reshje. 

Guvernatori shtetëror, Claudio Castro ka thënë Petropolis është përballur me shiun me të ashpër prej vitit 1932. Dhjetëra shtëpi janë mbuluar me baltë. Rio de Zhaneiro dhe rajonet përreth goditen shpesh nga shira të rrëmbyeshëm në tre muajt e parë të vitit, janar, shkurt dhe mars.

Më 2011, më shumë se 900 persona kanë vdekur si pasojë e një stuhie në rajonet malore të Rio de Zhaneiros, ku përfshihet edhe Petropolis. Ajo është konsideruar katastrofa më e madha natyrore që ka ndodhur ndonjëherë në Brazil./ REL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja