Stuhia 'Ciaran' godet Shqipërinë! Përmbytje rrugësh në Tiranë e Durrës, Rrëshiqtje dherash dhe pemë të rrëzuara! Evitoni lëvizjet e panevojshme

TIRANE Fuqia e stuhisë “Ciaran’ që goditi pjesën më të madhe të Europës dhe kaloi në vendin tonë mesditën e 3 nëntorit ra në orët e mbrëmjes, ku reshjet ishin më të dobëta ndërsa uji u tërhoq nga rrugët.

Ndërkohë Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paralajmëron se reshjet e shiut në formën e shtrëngatave dhe shkarkesave elektrike pritet të ketë edhe nesër dhe të dielën, 5 nëntor.

Policia e shtetit ka kaluar në gadishmëri në të gjithë vendin për të menaxhuar situatën ndërsa evidenton si zona me rrezik më të lartë: Tiranën, Lezhën, Fushë Krujën, Durrësin dhe Elbasanin.

Në mbrëmje, Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në facebook përcolli apelin qytetarëve të bëjnë kujdes ndërsa theksoi se të gjitha strukturat shtetërore janë në terren për të siguruar kthimin në normalitet

"Pas përkeqësimit të shpejtë të motit që të gjitha strukturat shtetërore në terren për të siguruar kthimin në normalitet. Grupet e punës janë në gatishmëri për të garantuar që akset rrugore të jenë të hapura si dhe për të siguruar furnizim me energji elektrike. Drejtuesit e automjeteve të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor" shkruajti Rama.

Zonat me risk te lartë sipas policisë
• Lezhë, rrugët urbane dhe rrugët interurbane lidhëse; 
 Fushë Krujë, rrugët në zonën urbane dhe rrugët lidhëse interurbane; 
•Tiranë, rrugët urbane dhe ato interurbane;
•Durrës. rrugët urbane dhe rrugët interurbane lidhëse me Tiranën dhe me pjesën tjetër jugore; 
• Elbasan, rrugët në zonën urbane dhe rrugët interurbane lidhëse.

Në mesditë pati probleme të furnizimit me energji elektrike në Fier, Kavajë, Tiranë, Kukës, Koplik, Gjirokastër dhe Vlorë.

Përmbytjet 
Tiranë - 
Në mesditë reshjet e pazakonta që përfshinë kryeqytetin përmbytën disa rrugë në Tiranë, duke krijuar dhe një bllokim të lëvizjes së makinave me orë.  Situata më e vështirë ishte pranë 'Pallatit me Shigjeta, ku lumi Lana doli nga shtrati duke shkaktuar përmbytje të Unazës. U njoftua dhe për përmbytje të disa bizneseve dhe magazinave dhe banesave në katet e para të ndërtesave. Po kështu si pasojë e shiut dhe erës së fortë në afërsi të Pallatit me Shigjeta u shkëput një objekt, i cili dëmtoi në kokë një 37-vjeçar, punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore. Në afërsi të zonës së Kinostudios tek Rruga Ura, një pemë u thye duke bllokuar qarkullimin. Bashkia njoftoi se po punonte për zhbllokimin e dhjetra segmenteve nga pemet e rëna prej stuhisë së fortë

Durrës - Në mesditë  disa rrugë u bënë të pakalueshme për këmbësoret dhe automjetet. Situata më e rënduar ishte në lagjet pranë stadiumit “Niko Dovana” dhe në rrugën që lidh shëtitoren Taulantia me pjesën tjetër të qytetit. Edhe autostrada Tiranë-Durrës u bllokua nga trafiku. Edhe në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, qarkullimi u bllokua, pasi rrugët janë përmbytur deri në disa centimetra, siç shihet edhe nga videot e siguruara nga Report Tv. Në një tjetër video të siguruar nga Report Tv, policia rrugore shihet duke pastruar autostradën në aksin Rinas-Tiranë, nga degët e thyera të pemëve.Ndërkohë stuhia ka rrëzuar pemë të cilat kanë bllokuar segmente rrugore

Dibër - Stuhia bllokou dhe rrugën e Arbrit. Uji përmbyti tunelet dhe urën e një fshati pranë. Në mbrëmje, në dalje të qytetit të Klosit, për shkak të pranisë së dendur të ujit, një pjesë e rrugës tek nyja që lidh qytetin me rrugën e Arbrit,  ka pësuar dëmtime dhe për këtë arsye është bërë devijimi i lëvizjes së mjeteve që lëvizin nga Klosi për në Tiranë.

Shkoder - Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, ka patur rrëshqitje të dherave në aksin rrugor “Theth-Bregu i Lumit-Shalë-Shkodër”. Si pasojë ky aks rrugor është bllokuar dhe është ndërprerë qarkullimi i automjeteve. Në qytet era e fortë rrëzoi një pemë të madhe pranë bashkisë duke zënë poshtë 4 makina.

Elbasan - Stuhia goditi dhe Elbasanin por deri në mbrëmje nuk u raportuan problematika në qytet apo në qark.

Gjirokastër - Reshjet intensive bllokuan në mbrëmje aksin nacional Permet-Tri Urat në vendin e quajtur Redhi i Badlonjës.

Portet - Kushtet e përkeqësuar atmosferike në gjirin e Vlorës dhe Shëngjin, sollën edhe pezullimin e lundrimit të mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit në mesditë. Sipas njoftimit të kapitenerisë së portit të Vlorës, anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve. Ndërkaq në Shëngjin shpejtësia e erës në det hapur është 18m/s, ndërsa dallgëzimi ka arritur deri në 7 ballë.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit pritet të jetë ditën e nesërme pas orës 20:00.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:24
Peleshi: Përmirësohet situata në vend pas stuhisë, por gjatë natës priten reshje me intensitet të lartë! Apel qytetarëve

1699047032_398703655896186468532731591758215978857226n.jpg

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bën me dije se është normalizuar situata e krijuar si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që përfshiu disa qytete të vendit.

"Situata e krijuar si pasojë e reshjeve intensive pothuaj në të gjithë territorin e vendit paraqitet më e mirë, por strukturat e emergjencave civile vijojnë punën në terren për eliminimin e çdo pasoje."

Peleshi theksoi se tre ekipe nga Forcat e Armatosura janë angazhuar në ndihmë të punonjësve të bashkisë së Tiranës, ku situata është përmirësuar ndjeshëm.

Po ashtu sipas tij, vëmendje e shtuar është në qarqet Dibër e Shkodër, ku po punohet për pastrimin e disa akseve.

“Sipas parashikimeve nga IGJEO, gjatë natës priten reshje me intensitet të lartë në të gjithë territorin e vendit, ku në një pjesë të madhe të tij reshjet do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa të forta. U bëjmë thirrje qytetarëve të njoftojnë në kohë, në rast nevoje dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme”, theksoi ministri.

Ora 22:23
Stuhia/OSHEE: Rikthehet energjia në 73% të zonave të prekura, vijon puna në linjat e dëmtuara

TIRANEBrigadat e OSSH vijojnë punën në terren, ku prej 7 orësh janë angazhuar për riparimin e defekteve shkaktuar nga dëmtimi i linjave prej motit të keq.

Reshjet e shiut dhe shkarkesat atmosferike sollën avari në disa pjesë të rrjetit elektrik, si rrëzim/thyerje shtyllash, prezencë uji në kabina, këputje përcjellësi në linjat ajrore, etj.

Aktualisht puna vijon me ritme të kënaqshme, pavarësisht se moti i keq pengon elektricistët të avancojnë më shpejtë me proceset e operimit.

"Në raport me informacionin e orës 17:00, kemi një përmirësim të furnizimit me energji elektrike me 73% për zonat e prekura nga defektet e motit të keq" informoi në mbrëmje OSHEE.

Linjat e tensionit të lartë 35kV dhe n/stacionet kanë punuar rregullisht, ndërsa linjat që furnizojnë objektet e rëndësisë së veçantë janë në funksion të plotë.

Ora 20:52
Stuhia lë në errësirë dhjetëra fshatra në Juglindje: Nga Korça në Maliq

Për shkak të stuhisë së orëve të fundit në juglindje të vendit shumë fshatra kanë mbetur pa energji elektrike. Në Bashkinë e Korçës janë pa energji fshatrat e njësisë administrative Vithkuq ndërsa në bashkinë e Maliqit njësia administrative Gore dhe disa fshatra të Njësisë Administrative Vreshtas e Libonik.

Në bashkinë e Kolonjës pa energji elektrike janë fshatra të njësisë Administrative Leskovik ndersa në bashkinë e Pogradecit fshatra të Njësisë Administrative Dardhas.
Do të punohet për rikëthimin e energjisë elektrike në të gjitha fshatrat e lartpermëndura në një moment të dytë, pasi grupet e punës do të zbresin në terren pas stuhisë. 

Ora 20:48
Stuhia 'Ciaran', Veliaj apel qytetarëve: Mos dilni me makina sot e nesër

1699041032_aaaaaaaa.PNG

Prej disa orësh grupet e punës të Bashkisë së Tiranës janë në terren për normalizimin e situatës si pasojë e stuhisë së fortë Ciaran.

Përmes një postimi në rrjete sociale, kryebashkiaku Veliaj kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që të minimizojnë lëvizjen me automjete mbrëmjen e sotme dhe nesër që rrugët të jenë të lira për vinçat dhe eskavatorët.

“Jemi ende duke punuar për zhbllokimin e dhjetra segmenteve nga pemët e rëna prej stuhisë së fortë! Të lutem na ndihmo duke MOS dalë me makinë sot e nesër që rrugët të jenë të lira për vinça, eskavatorë e kamionë që bëjnë transport të tonazhit të rëndë!

Mirënjohje qindra kolegëve në terren”, shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Ora 20:26
VIDEO/ Stuhia shkul pemën në Shkodër, rrëzohet dhe zë poshtë 4 makina

Stuhia ka përfshirë edhe Shkodrën këtë të premte. Era e fortë ka rrëzuar një pemë të madhe pranë ndërtesës së bashkisë duke zënë poshtë 4 mjete.

Punonjës të Bashkisë Shkodër kanë bërë të mundur më pas heqjen e pemës dhe lirimin e mjeteve.

Ora 19:57
Shkodër/ Theth - Ndërlysaj e bllokuar nga rrëshqitjet e gurëve, po punohet për hapjen e rrugës

 

Përtej kushteve të vështira atmosferike, prej disa orësh punonjës të bashkisë Shkodër po punojnë për zhbllokimin e rrugës Theth - Ndërlysaj, e cila është bllokuar në 3 vende si pasojë e motit të keq dhe rrëshqitjes së gurëve. 

Deri tani, është bërë i mundur zhbllokimi i dy pikave pranë zonave të njohura nga banorët si “Shkëmbi i Thethit” dhe pranë “Centralit”. 

Po punohet për zhbllokimin e të gjithë aksit brenda natës së sotme. 

Sipas grupeve në terren, pritet që brenda 1 ore ky segment rrugor nga Ndërlysaj në drejtim të Thethit do të jetë i hapur për udhëtarët.

Ora 19:56
Situata e shkaktuar nga moti i keq, reagon Rama: Strukturat shtetërore në terren! Drejtuesit e automjeteve të shmangin lëvizjet e panevojshme

1697387273_edirama.jpg

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas situatës problematike të shkaktuara në disa prej akseve kryesore të vendit si pasojë e motit të keq.

Në reagimin e bërë kreu i qeverisë shkruan se strukturat shtetërore janë në terren për të siguruar kthimin në normalitet, ndërsa u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të evitojnë lëvizjet e panevojshme me makinë.

‘’Pas përkeqësimit të shpejtë të motit që të gjitha strukturat shtetërore në terren për të siguruar kthimin në normalitet.

Grupet e punës janë në gatishmëri për të garantuar që akset rrugore të jenë të hapura si dhe për të siguruar furnizim me energji elektrike.

Drejtuesit e automjeteve të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor’’- shkruan Rama në facebook.

 

Ora 19:44
Dëmtohet nyja që lidh Klosin me Rrugën e Arbrit, policia: Lëvizjet drejt Tiranës nga aksi i vjetër Klos-Burrel-Ulëz

1699037469_24a2228b42454d1582ac6df1633bcbf8.jpg

Policia Rrugore Dibër njofton se për shkak të reshjeve të dendura të shiut, në dalje të qytetit të Klosit, nyja që lidh qytetin me rrugën e Arbrit, si pasojë e pranisë së dendur të ujit, një pjesë e kësaj rruge ka pësuar dëmtime dhe për këtë arsye është bërë devijimi i lëvizjes së mjeteve që lëvizin nga Klosi për në Tiranë.

"Qytetarët e bashkisë Klos dhe Mat, që duan të lëvizin në drejtim të Tiranës deri në pastrimin e rrugës nga firma kontraktore do të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz. Patrullat e Policisë Rrugore janë në gatishmëri, për t’iu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve në rast nevoje për ndihmë dhe për të menaxhuar trafikun rrugor.

Policia Rrugore apelon për drejtuesit e automjeteve që të moderojnë shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë me mjetet e tjera në rrugë, për çdo rast nevoje për ndihmë, drejtuesit e automjeteve dhe qytetarët të telefonojnë numrin pa pagesë 112", njofton policia.

Ora 19:31
Rrëshqitje dherash në aksin Theth-Bregu i Lumit-Shalë-Shkodër, bllokohet qarkullimi

Drejtoria vendore e policisë së Shkodrës ka njoftuar qytetarët për ndërprerjen e qarkullimit në aksin Theth-Bregu i Lumit Shalë Shkodër, për shkak të rrëshqitjes së dherave në këtë aks. 

''Njoftojmë qytetarët se për shkak të reshjeve të dendura të shiut, ka patur rrëshqitje të dherave në aksin rrugor “Theth-Bregu i Lumit-Shalë-Shkodër”.

Si pasojë ky aks rrugor është bllokuar dhe është ndërprerë qarkullimi i automjeteve. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë.

Ndërkaq, punonjësit për mirëmbajtjen vijojnë të punojnë për pastrimin e aksit rrugor nga dherat. Drejtuesit e automjeteve dhe qytetarët për në rast se kanë nevojë për ndihmë të telefonojnë në numrin 112''- njofton policia. 

Ora 19:07
Stuhia në vend, ARRSH: Në aksin Përmet-Çarshovë ka pasur vërshim të përrenjve, në Fier-Seman ka rënie pemësh në rrugë

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar probleme edhe në dy akse të tjera si pasojë e stuhive dhe rreshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë vendin. Bëhet fjalë për aksin Në Përmet-Çarshovë dhe aksin Fier-Seman.

"Në Përmet-Çarshovë si pasojë e reshjeve me intensitet ka pasur vërshim të përrenjve në trup të rrugës duke sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve, grupet e punës me mjete janë në terren duke ndërhyrë për kthimin e gjendjes së rrugës në normalitet.

Në Fier-Seman ka pasur rënie pemësh në rrugë, të cilat po hiqen menjëherënga grupi i mirëmbajtjes. Në të gjitha akset e tjera nacionale qarkullimi vazhdon normalisht. Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të prezencës së ujit në rrugë, të ecin me kujdes dhe të ulin shpejtësinë", njofton ARRSH.

 

Ora 18:54
Moti i keq në vend, Peleshi: Strukturat e Mbrojtjes Civile në terren, po monitorojmë nivelin e lumenjve

1674133854_SZDSFDG.JPG

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka njoftuar se strukturat e Mbrojtjes Civile ndodhen në terren për t’u ardhur në ndihmë punonjësve vendorë, veçanërisht në bashkitë ku reshjet e dendura të shiut, të rëna me intensitet të lartë në orët e fundit, kanë shkaktuar probleme.

Ministri u shpreh se, puna po vijon në Tiranë e Durrës, ndërsa po mbahet nën monitorim niveli i lumenjve Lana, Erzen e Ishëm.

“Jemi në gatishmëri të plotë për të shmangur çdo problematikë nga moti i keq, që ka përfshirë edhe Evropën”- u shpreh Peleshi. 

Ora 18:49
Stuhia/ Bllokohet aksi nacional Përmet-Tri Urat (VIDEO)

 

GJIROKASTER - Bllokohet aksi nacional Permet-Tri Urat.

Ngjarja ka pak qe ka ndodhur ne vendin e quajtur Redhi i Badlonjës ku si rezultat i rreshjeve intensive është bllokuar ky segment rrugor nacional nga rrëshqitja e dherave në aks rreth 50 m duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.

Në vendin e ngjarjes shkuan forcat e shërbimit të policisë, të cilat siguruan vendin e ngjarjes dhe orientimin e automjeteve në rrugët alternative. Për zhbllokimin e segmentit po operohet me fadroma nga punonjësit e firmës kontraktore “Tea".

Ora 18:40
'Çmendet' moti, Agjencia e Mbrojtjes Civile apel bashkive: Këto zona preken nga reshjet e dendura, strukturat operacionale në gatishmëri

1699033275_reshje.png

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i bëri apel sot të gjithë bashkive të mobilizojnë strukturat operacionale dhe të mbajnë në gatishmëri mjetet për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve në raste nevoje pasi vendi ynë sot dhe gjatë dy ditëve të ardhshme do të përfshihet nga reshje me intensitet të lartë.

Sipas parashikimit nga ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave IGJEO ditën e sotme moti është me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun e Vlorës dhe Gjirokastrës, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive të shoqëruara me shtrëngata.

Ditën e shtunë, 4 nëntor, priten reshje intensive në qarqet Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje mesatare deri lokalisht intensive të shoqëruara me shtrëngata. Intesiteti i reshjeve pritet të jetë më i lartë në pjesën e parë të ditës.

Të dielën, 5 nëntor, priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës të shoqëruara me shtrëngata, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare shtrëngata.

Ndërsa ditën e hënë, 6 nëntor, pritet një pakësim i reshjeve, ato priten të jenë të dobëta në të gjitha qarqet. Të martën, 7 nëntor priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet, ndërsa në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës reshjet pritet të arrijnë lokalisht deri mesatare.

Duke iu drejtuar qytetarëve Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile tha se “siguria është prioritare. Nëse hasni në ndonjë situatë emergjente, ju lutemi të kujdeseni për veten tuaj dhe për të tjerët. Numri i emergjencave 08000911 është gati për t’ju ndihmuar dhe për t’ju ofruar këshilla në kohë reale”.

“Në kohët e sfidave, ndihma ndaj njëri-tjetrit është thelbësore. Le të bëhemi një komunitet i përgjegjshëm dhe të jemi në ndihmë të njëri-tjetrit në çdo moment”, tha AKMC.

Ora 18:20
Stuhia 'Ciaran' Policia e Shtetit kalon në gadishmëri! Tirana, Durrësi, Elbasani, Lezha e Fushë Kruja zonat me rrisk të lartë

1699015551_stuhiaciaran.jpg

Nisur nga situata e krijuar nga moti i keq, Policia e Shtetit ka kaluar në gatishmëri në të gjithë vendin, për t’iu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve në rast nevoje për ndihmë, dhe për të menaxhuar trafikun rrugor.   

Në drejtorinë e Policisë së Shtewtit dhe në çdo Drejtori Vendore të Policisë, janë ngritur grupe drejtimi të cilat kanë kaluar në gatishmëri.   

Policia e Shtetit apelon për drejtuesit e automjeteve që të moderojnë shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë, me mjetet e tjera në rrugë.  

Zonat me risk më të lartë janë:

• Lezhë, rrugët urbane dhe rrugët interurbane lidhëse; 

Fushë Krujë, rrugët në zonën urbane dhe rrugët lidhëse interurbane; 

•Tiranë, rrugët urbane dhe ato interurbane;

•Durrës. rrugët urbane dhe rrugët interurbane lidhëse me Tiranën dhe me pjesën tjetër jugore; 

• Elbasan, rrugët në zonën urbane dhe rrugët interurbane lidhëse.

Gjithashtu,  Policia e Shtetit apelon për qytetarët që të mos qëndrojnë në vende të pasigurta, duke qenë se për shkak të reshjeve dhe erës, mund të rrëzohen pemë ose mund të bien sende të forta nga lartësitë.   

Për çdo rast nevoje për ndihmë, drejtuesit e automjeteve dhe qytetarët të telefonojnë numrin pa pagesë 112.

Ora 16:32
VIDEO/Stuhia bllokon rrugën e Arbrit, uji përmbyt tunelet

Edhe Rruga e Arbrit është bërë thuajse e pakalueshme për dy orë për shkak të vërshimit të ujit dhe dherave.

uji është futur edhe brenda tuneleve në fshatin Shkallë, si dhe ka përmbytur urën e fshatit.

Drejtuesit e mjeteve që janë përballur me bllokime në shumë pika të kësaj rruge.

Ora 16:14
Stuhia 'Ciaran'/ Probleme me energjinë elektrike në Fier, Kavajë, Tiranë, Kukës, Koplik, Gjirokastër e Vlorë

1698417522_energjielektrike.jpg

Për disa orë mesditën e sotme vendi ynë u përfshi nga stuhia 'Ciaran' shoqëruar kryesisht me shtrëngata shiu dhe shkarkesa aftmosferike.

Kushtet e motit sollën dëme në shtylla, prezencë uji në kabina, stakime në disa linja 35kV dhe n/stacione.

Grupet e avarive ndodhen në terren dhe po ndërhyjnë në ato zona ku moti ka një përmirësim, pasi në kushte të prezencës së shiut duhet të bëjnë kujdes në zbatim të sigurisë teknike.

Nga raportimi i orës 14:30, rezulton se jashtë pune janë 71 fidera, ku më shumë se 85% prekin abonentë në zonat rurale:

 Problematika të furnizimit me energji elektrike kemi në zonat Fier, Kavajë, Tiranë, Kukës, Koplik, Gjirokastër dhe Vlorë. Probleme ka patur edhe në n/stacione, por falë reagimit në kohë është bërë e mundur rikthimi i energjisë elektrike brenda pak minutash informon OSHEE.

Më tej thekson se të gjithë linjat e rrjetit elektrik që furnizojnë intitucionet e rëndësisë së veçantë, si spitalet dhe hidrovoret janë në funksion të plotë. Gjithashtu, edhe linjat e tensionit të lartë 35kV ndodhen në kushte optimale.

Ora 13:40
Stuhia 'Ciara' përfshin Tiranën, Veliaj apel qytetarëve: Tregoni kujdes dhe minimizoni lëvizjet në 24 orët në vazhdim

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj u ka bërë apel qytetarëve që të minimizojnë lëvizjet pas stuhisë së shiut, që ka përshirë vendin orët e fundit.

Përmes një postimi në Facebook, Veliaj siguron se ekipet e Bashkisë janë terren për çdo emergjencë, ndërsa bën thirrje që për çdo emergjencë të telefonojnë në numrin 112. 

“KUJDES - MOT I RËNDUAR. Orët e fundit Tirana është përfshirë nga një stuhi e fortë me reshje të shumta shiu, e ngjashme me stuhinë Ciara që ka goditur Firencen dhe Toskanën gjatë natës. Ju lutem tregoni kujdes në 24 orët në vijim dhe ulni lëvizjet e panevojshme gjersa situata të normalizohet! Ekipet tona janë aktualisht në terren për çdo emergjencë. Ndihmoni fqinjët e moshuar në rast nevoje. Mirënjohje për mirëkuptimin! Tel: 112 për emergjencat. Bashkë. Pa panik e me solidaritet”, shkruan Veliaj.

 

Ora 13:37
Stuhia ‘Ciara’ përfshin vendin, përmbyten disa rrugë në kryeqytet! Lana rrezikon të dalë nga shtrati

Stuhia Ciara, që ka prekur shumë vende të Europës, ka mbërritur edhe në vendin tonë. Kryeqyteti është përfshirë nga reshje të pazakonta, ndërsa disa rrugë janë përmbytur duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Sakaq lumi i Lanës siç shihet nga pamjet e siguruara nga Report Tv, rrezikon që të dalë nga shtrati.

Ora 13:18
Përmbytet rruga dytësore në aksin Tiranë-Durrës

 

Rruga dytësore në aksin Tiranë-Durrës është përmbytur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë vendin. Report Tv ka siguruar pamje nga përmbytja e rrugës, ku niveli i ujit në rrugë ka arritur disa centimetra.

Ora 12:58
Stuhi në aksin Rinas-Tiranë, vështirësi në qarkullim! Thyhen degët e pemëve

 

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë vendin është hasur vështirësi në qarkullimin e mjeteve edhe në aksin Rinas-Tiranë.

Në një video të siguruar nga Report Tv, policia rrugore shihet duke pastruar autostradën nga degët e thyera të pemëve.

M.Q./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 03/11/2023 20:14

    Kjo ashte politika shqiptare.

    Përgjigju
  • Muhameti: 03/11/2023 19:12

    Nuk ka nje pale cizme llastiku per keta punetoret e Bashkise se Tiranes qe cbllokojne pusetat e ujit? Gjynaf!

    Përgjigju
    • Or tej: 04/11/2023 08:32

      Lali Eri po punon per te miren e tyre or teeeejjjjj

  • tornitori: 03/11/2023 14:02

    CIARA? HAHAHAHAH AMATORE

    Përgjigju
  • Dhurata uruci: 03/11/2023 13:32

    SPAK dhe bkh dhe prokuroria e shkodres te hetoje mjeken Dhurata uruci ne spitalin e shkodres me pasuri 900 milion lek cash ne shtepi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'