Reshje të dendura shiu në Milano, pema bie mbi kabllot e tramvajt! Kurrë nuk ka rënë kaq shumë në 170 vjet

Reshje të dendura shiu në Milano, pema bie mbi kabllot e tramvajt! Kurrë nuk ka rënë kaq shumë në 170 vjet

Përmbytje në Itali

Italia veriore është pushtuar nga moti i keq ditët e fundit, me reshje të dendura shiu dhe përmbytje. Në Milano mediat raportoje për reshje të dendura shiun që prej drekës dhe sipas ekspertëve moti i paqëndrueshëm do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Si pasojë e motit të keq, një pemë është shembur dhe ka rënë mbi kabllot e tramvajt, duke bërë që shërbimi i transportit publik të ndërpritet përkohësisht.

Këshilltari për Sigurinë dhe Mbrojtjen Civile Marco Granelli në një postim në rrjetet sociale i cilësoi si një ‘ditë të vështirë’ reshjet e dendura të një dite më parë, duke nënvizuar se ra ‘120 deri 130 mm shi’.

Kaq shi, në një ditë të vetme, nuk kishte ndodhur kurrë në 170 vitet e fundit dhe rekordi ishte 98mm, që ndodhi në vitin 1990. Dhe jo vetëm në Milano, por edhe në pellgjet e lumenjve që kalojnë nëpër Milano’.

Pas përmbytjes së Lombardisë dhe Milanos dhe alarmit maksimal në Lambro dhe Saveso, edhe Mbrojtja Civile e Veneto ka shpallur gjendjen e alarmit ‘të kuq’, i vlefshëm nga ora 12:00 nga sot deri në orën 14:00 nesër.

Në disa zona qarkullimi është mjaft i vështirë, ku disa pjesë të rrugës dhe nënkalime janë përmbytur.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen