Bie niveli i Ishmit, dhjetra hektarë tokë ende nën ujë në Fushë-Krujë! Bashkia kërkon shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme në Shkodër

Niveli i lumit Ishëm ka rënë gjatë natës dhe uji është tërhequr në 90% të sipërfaqes së përmbytur.

Vijon të ketë prezencë uji nëpër arat e fshatit Murqinë dhe Mallkuç ku sipërfaqja prej dhjetra hektarësh tokë bujqësore vijon akoma të jetë nën ujë si pasojë e kanaleve kulluese të cilët nuk kryejnë funksionin e tyre pasi kanë mbi 3 dekada pa pastruar. Prej ditësh në vendin tonë janë përmbytur disa zona në vend si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

Ndonëse reshjet e shiut kanë ndaluar, situata e përmbytjeve në Shkodër vijon të jetë problematike, pasi sipërfaqet në ujë janë rritur. Sot raportohet se sipërfaqja totale e përmbytur 3765 hektarë. Serioze mbetet gjendja e Obotit, pasi rruga në këtë fshat vijon të jetë e pakalueshme. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110-120 centimetër. Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre deri në 60 centimetër. Ndërkohë, Bashkia Shkodër përmes një komunikate, kërkon sërish shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:23
Përmbytjet nga reshjet në Shkodër, banorët e fshatit Mali i Jushit kërkojnë ndihmë nga shteti: Nuk na ka ardhur askush (VIDEO)

Situata me reshjet e shiut që përfshinë vendin gjatë ditëve të kaluara ka shkaktuar problematika në të gjithë vendin.

Banorët e fshatit Mali i Jushit kërkojnë vëmendjen e shtetit për shkak të përmbytjeve në këtë zonë.

Ato shprehen për Report Tv se që nga fillimi i përmbytjeve, askush nuk është kujtuar për të ndihmuar banorët e kësaj zonë në Bashkinë e Vaut të Dejës.

Gazetari i Report Tv, Ergys Kavaja raporton se janë dhjetra hektarë tokë nën ujë të cilat kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme për fermerët e zonës.

“Unë jam banor i fshatit Mali i Jushit dhe u bë një muaj që jemi përmbytur. Unë kam disa dynym tokë nën ujë. Që prej përmbytjeve, akoma nuk ka ardhur asnjë. Disa të tjerë kanë edhe bagëti. Se si do shkojë kjo situatë nuk e dimë. Nga bashkia vijnë me makinë deri këtu por nuk bëjnë asnjë inspektim, thjesht shohin me sy e më pas ikin” – tha një prej banorëve.

1612369432_malijushit.jpg 

Ora 10:21
Situata nga përmbytjet/ Rriten sipërfaqet nën ujë, bashkia kërkon përsëri shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme në Shkodër

Ndonëse reshjet e shiut kanë ndaluar, situata e përmbytjeve në Shkodër vijon të jetë problematike, pasi sipërfaqet në ujë janë rritur.

Sot raportohet se sipërfaqja totale e përmbytur 3765 hektarë. Serioze mbetet gjendja e Obotit, pasi rruga në këtë fshat vijon të jetë e pakalueshme. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110-120 centimetër. Në fshatin Obot ka prezencë uji në oborre deri në 60 centimetër.

Ndërkohë, Bashkia Shkodër përmes një komunikate, kërkon sërish shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.

Njoftimi i plotë:

Nga monitorimi periodik në terren ditën e sotme datë 03.02.2021,ora 08.30, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

  • Hidrometri në Dajç në orën 08.30, shënon kuotën 6.59 m.(Kuota max 6.30 m).Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme kemi rënie të nivelit të ujit me 10 cm
  • Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.30,shënon kuotën 8.93 m.(Kuota max 8.70 m).Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kuotat janë të pandryshuara.
  • Hidrometri i lumit Drin në orën 08.30,shënon kuotën 7.20m. (Kuota max 7.50 m). Në krahasim me raportimin e ditës së djeshme, kuotat janë të pandryshuara.
  • Lumit Kir ka prurje të shumta.

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 3765 Ha

  1. Tokë e pakultivuar 745 Ha
  2. Foragjere të dyta, jonxhe 2725 Ha
  3. Grurë 160 Ha
  4. Bimë Dekorative 92 Ha
  5. Pemtore 40  Ha
  6. Sera 3  Ha

Nj.A. Ana e Malit

  1. Rruga e Obotit është e pa kalueshme me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110-120 cm.
  2. Në fshatin Obot ka presence uji në oborre 60cm.
  3. Ujësjellësi Oblika 1,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit.
  4. UKSH Vazhdon të furnizojë me ujë të pishëm banorët e fshatit Oblikë
  5. Rruga e Goricës ka presence uji rreth 40 cm mbi sipërfaqe
  6. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1250 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
  • Tokë e pakultivuar 220 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 940 Ha
  • Grurë 45 Ha
  • Pemtore 35 Ha
  • Bimë dekorative 7 Ha
  • Sera 3 Ha

Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 1550 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Mushan, Shirq, Suka-Dajç, Belaj, Darragjat, Pentar), nga të cilat:

  • Tokë e pakultivuar 310 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 1060 Ha
  • Grurë 95 Ha
  • Bimë dekorative 85 Ha
  1. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 130-150 cm
  2. 136 shtëpi kanë prezencë uji në oborre.
  3. Kemi prezencë ujit në rrugët e brëndshme të fshatrave Shirq dhe Mushan.
  4. Ka presence uji 30 cm në rrugen Belaj- Pentar.
  5. Në disa toka bujqësore niveli i ujit arrin në 2 m.
  6. Rruga në lagjen Mazia-fshati Suka Dajç është e pa kalueshme me mjete të ulëta.

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 120 Ha.Kryesisht fshatrat Baks i RI, Luarz. Ças.

  • Tokë e pakultivuar 30 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe  90 Ha

Nj. A. Guri i Zi

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 320 Ha, konkretesht në fshtrat Trush,Berdicë e Siperme, Berdice e Madhe.

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

  • Te pakultivuara 50 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe  250 Ha
  • Grurë 20 Ha

Nj.A.Rrethinat

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 525 Ha, në fshatrat Zues (tokat në fushen e Oblikës), Shtoj i Vjeter, Shtoj i Ri dhe Dobraç

  • Tokë e pakultivuar 135 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 385 Ha
  • Pemtore 5 Ha

-Bashkia Shkodër në kushtet e ndodhura, në referencë të Ligjit Nr.45/2019 “Për Mbrojtjen Civile ”, kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, për Nj.A. Ana e Malit dhe Dajç.

-Kërkohet që nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë të ndërhyet për marrjen e masave për pastrimin e “përroit të kufirit” Muriqan në Nj.A Ana e Malit.

-Kërkohert mbeshtetje me baze ushqimore për gjënë e gjallë ( koncentrat) për NJ.A. Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina për një sasi 500 ton.

/E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja