TROPOJË- Rreshjet e dy ditëve të fundit të borës kanë krijuar probleme në aksin Pukë-Tropojë duke bllokuar plotësisht rrugën.
Korrespondenti i Shkodrës për “A1 Report”, informon se në Qafë Dardhë janë bllokuar 4 persona pasi automjetet me të cilat udhëtonin janë bllokuar në dëborë.
Mësohet se personat kanë prej dy orësh që qëndrojnë në dëborë, dhe presin ndihmën e policisë së Pukës dhe të Tropojës.
Automjetet ishin nisur nga Tirana dhe kishin destinacion Bajram Currin, por trashëria e madhe e borës e krijuar nga rreshjet e dy ditëve, kanë penguar mbërritjen e tyre.
Sipas informacioneve dy borëpastruese janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të zhbllokuar rrugën por 4 personat duhet të presin edhe dy orë, aq sa zgjat udhëtimi për të zhbllokuar makinat.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com