Reshjet e dëborës kanë bllokuar këtë të enjte aksin Qafë Thore-Theth.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale Autoriteti Rrugor Shqiptar bëjnë me dije se shkak i këtij bllokimi është shkaktuar nga rënia e ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike të aksit Qafë Thore-Theth.

ARRSH u bën apel qytetarëve që të shmangin këtë aks, pasi zona paraqet rrezik të lartë për kalim.

“Si pasojë e rënies së ortekëve në zonën pranë tuneleve panoramike të aksit Qafë Thore-Theth, rruga është bllokuar plotësisht.

Për arsye sigurie, qarkullimi do të qëndrojë i mbyllur për të gjitha automjetet, përfshirë edhe mjetet borëpastruese, pasi zona paraqet rrezik të lartë për kalim.

U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën, të shmangin këtë aks dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për përditësime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.