Situata e përmbytjeve paraqitet e qetë edhe në qytetin e Korçës. Reshjet e rëna gjatë natës nuk kanë sjellë probleme. Megjithatë, referuar njoftimit zyrtar, disa zona kanë mungesë të energjisë elektrike.
Njoftimi i plotë
Sipas informacioneve te mara nga strukturat pergjegjese te E. C prane bashkive, dhe institucioneve vendore ne teritorin e Qarkut Korce nga shirat e rena gjate nates nuk ka patur probleme.
Ne fushen Maliqit situata eshte normale, ne lumin e Devollit jane ritur prurjet po pa krijuar probleme.
Ne akset rrugore nacionale dhe rurale, qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht.
Disa probleme jane krijuar ne furbizimin me energji elektrike ne disa zona:
Si ne fidrin e Mollasit, dhe ne fidrin e Leskovikut, Bashkia Kolonje.
Ne fidrin e Vithkuqit, dega qe furnizon pjesen e Lekasit.
Ne fidrin e Lozhanit.
Nga O.SH.EE po punohet per riparimin e defekteve.
Aktualisht rreshjet e shiut jane nderprere.
Jemi ne ndjekje te situates.
Lajmi kryesor:
Përmbytjet/ 1823 hektarë nën ujë në Shkodër! Në Elbasan pezullohet mësimi në 2 shkolla! Në Lezhë të bllokuara rreth 50 familje!








