Një pjesë e shëtitores 'Spile' në Himarë është përmbytur për shkak të reshjeve të dendura të shiut. Ujërat e ardhura nga pjesa kodrinore, kalojnë në kanalin kullues i cili nuk po përballon dot prurjet e larta.

Kjo gjë më pas ka bërë që ujërat që vijnë nga ky kanal të dalin mbi shëtitore duke përmbytur një pjesë të saj.

Sipas banorëve, ka ndikuar edhe shembja e një barriere mbrojtëse në gjatësinë e kanalit e cila parandalonte përmbytjet në zonë.

Pas vërshimit në rrugë e shetitore, ujërat e shiut, të dala edhe nga kanali kullues që përshkon zonën e Spiles në Himarë kanë përfunduar edhe brenda shtëpive. Aty ku ka nisur të përmbyten jo vetëm oborret e tyre por edhe katet e para. Prania e ujit ka shkuar deri në disa centimetra.

Problematika nga moti i keq ka pasur edhe në Durrës, ku rrugët rreth stadiumit janë mbuluar nga uji. Në Kodrën e Currilave, një masiv dheu ka rrëshqitur duke bllokuar njërin krah të lëvizjes së mjeteve. 

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:10
Pas reshjeve të shiut, vërshim uji në Himarë! Përmbyten banesa

Pas vërshimit në rrugë e shëtitore, ujërat e shiut, të dala edhe nga kanali kullues që përshkon zonën e Spiles në Himarë kanë përfunduar edhe brenda shtëpive. Aty ku ka nisur të përmbyten jo vetëm oborret e tyre por edhe katet e para. Ujë ka shkuar deri në disa centimetra.

 

Ora 13:32
Durrës/ Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë rrëshqitje dherash në zonën e Currilave! Bllokohet njëri aks

Mjaftojnë disa minuta shi për të kthyer tek qytetarët e Durrësit problematikën e përmbytjes së rrugëve dukë vështirësuar lëvizjen e këmbësoreve dhe mjeteve.  

Pas reshjeve të mesditës, në Kodrën e Currilave, një masiv dheu ka rrëshqitur duke bllokuar njërin krah të lëvizjes së mjeteve. 

Bashkia e Durrësit ka paralajmëruar qytetarët se reshje intensive priten në orët në vijim duke u kërkuar të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Ora 12:55
Reshjet të dendura shiu në Durrës, prani uji në rrugët rreth stadiumit

Qyteti i Durrësit është përfshirë nga reshje të dendura shiu, duke bërë që rrugët rreth stadiumit të mbulohen nga uji. Ndërkohë raportohet për rrëshqitje dherash te kodra e Currilave, ku njëri aks është bllokuar. Por të gjitha rrugët e tjera janë të kalueshme.