Reshjet e para të borës në Shkodër kanë nisur.
Paraditen e kësaj të shtune, aksi rrugor Bogë-Theth është "veshur' nga dëbora që nisi prej orëve të para të mëngjesit.
Mësohet se për shkak të fillimit të reshjeve të dëborës, firma kontraktuese në terren në Qafë Thorë për mirëmbajtjen e rrugës janë vënë në dispozicion për pastrimin e aksit.
Ndërsa burimet për Report Tv bëjnë me dije se rruga është e kalueshme pa probleme.
Lajmi kryesor:
Ulen temperaturat, në Theth nis bora! Shi në mbarë vendin! Bien gurë në rrugën Kukës-Shëmri, lëvizet me vështirësi
Komento