Reshjet e shiut bllokojnë turistët e huaj në Kanionet e Langaricës! Shpëtohen 5 polakë, pas disa orësh nxirret çifti gjerman nga shpella (VIDEO)
8 turistë të huaj, 5 prej të cilëve ishin nga Policia u bllokuan ditën e sotme për më shumë se 1 orë e gjysmë në Kanionet e Langaricës. Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive të operacionit të shpëtimit, ku siç duket dalja nga shtrati e lumit ka vështirësuar nxjerrjen e tyre shëndoshë e mirë.
GJIROKASTËR- 8 turistë të huaj, 5 prej të cilëve ishin nga Policia u bllokuan ditën e sotme për më shumë se 1 orë e gjysmë në Kanionet e Langaricës. Këta të fundit, së bashku me një fëmijë janë shpëtuar ndërsa 2 turistë gjermanë arritën të shpëtonin pak minuta më parë. Turistët mbetën të bllokuar për shkak të motit të keq pasi kjo pasdite u shoqërua me reshje intensive në zonë.
Policia e Përmetit tha se turistët kërkuan ndihmë pasi humbën orientimin dhe mbetën të izoluar në vendin e quajtur “Gropa e Priftit”. Për pasojë doli nga shtrati lumi i Langaricës. Çifti gjerman që u bllokua kishte edhe një fëmije i cili është shëndoshë e mirë dhe është nxjerrë menjëherë nga zjarrfikëset e Përmetit. Ndërsa çifti që qëndroi i izoluar derisa pati rënie të nivelit të ujit nuk pësoi asnjë problem shëndetësor, ndërsa kërkesa e vetme ishte për ushqime pasi i kishin mbaruar rezervat ushqimore.
Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive të operacionit të shpëtimit, ku siç duket dalja nga shtrati e lumit ka vështirësuar nxjerrjen e tyre shëndoshë e mirë.
Përfundon me sukses nxjerrja e turistëve nga shpellat e Kanionit të Langaricës! PAMJET e çiftit gjerman që del nga shpella (VIDEO)
Mbaron me sukses nxjerrja e turistëve nga shpellat e Kanionit të Langarices në Përmet. Janë nxjerrë edhe dy turistët e fundit gjermanë fale nderhyrjes energjike të Policise Rajonale të Gjirokastrës. Report Tv ka siguruar pamjet eksluzive të momentit të aksionit në Kanionet e Langaricës.