Sipas MeteoAlb: Paraditja mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare për zonat jugore, por reshje të pakta do ketë në Veri-Qendër. Pasditja dhe mbrëmja shtrijnë reshjet në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë në vlerat minimale, por rënie të ndjeshme do ketë në vlerat maksimale duke u luhatur nga 4°C mëngjesi deri në 22°C mesdita.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35-40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 4 ballë.
Europa Jugore do të përfshihet nga një sistem i dendur vranësirash, i cili do të sjellë rrebeshe shiu dhe ministuhi ere. Po ashtu Veriu dhe Lindja e Europës paraqiten në kushte të paqëndrueshme atmosferike duke sjellë reshje. Ndërsa kthjellimet dominojnë Gadishullin Iberik dhe Brigjet e Egjeut.