Kjo e shtunë ka sjelllë reshjet e shiut në të gjithë territorin e vendit, teksa temperaturat janë ulur në 2-3 gradë celcius më pak. Në qytetin e Elbasanit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut disa rrugë u mbushën me ujë duke sjellë vështirësi në qarkullimim e automjeteve.
Po ashtu era e fortë solli edhe rrëzime pemësh në rrugë. Pas kësaj situate Bashkia paralajmëroi qytetarët që të shmangin daljet e panevojshme.
Ndërkohë edhe në Roskovec era e fortë solli rrëzimin e disa pemëve.
Reshjet e shiut këtë fundjavë vijnë pas një periudhe të thatë dhe me temperature që arrinin vlerën deri në 40 gradë celcius.
Moti ka ndryshuar ‘faqe’ këtë të shtunë. I gjithë vendi u përfshi nga reshjet e shiut.
Në aksin rrugor Vidhisht- Roskovec era e fortë shkaktoi rrëzimin e disa pemëve të cilat për disa minuta vështirësuan qarkullimin e makinave.
Në terren ndodhen punonjësit e bashkisë që po punojnë për pastrimin e rrugës.










Komente
Komento