Në portin e Durrësit, i cili është më i madhi në vend bëhet çdo ditë ngarkimi dhe shkarkimi i anijeve me mallra të cilat vijnë nga destinacione të ndryshme. Reshjet e dendura të shiut që kanë rënë paraditen e sotme në të gjithë vendin kanë shkaktuar probleme në përpunimin e 5 anijeve tregtare me mallra në këtë port. Sipas informacioneve nga ATA dy nga anijet i kanë mbyllur hambarët, ndërsa vijon normalisht puna për përpunimin e tre anijeve të tjera.

Burimet shtuan se katër skuadra ngarkim-shkarkimi dhe shtatë elektrovinxha po punojnë sot për përpunimin e anijeve në port ndërkohë që për ankorimin e trageteve nuk ka pasur probleme pasi dy tragete të linjës Bari-Durrës janë ankoruar në kohe në port. Anija Arel 1 ka filluar të ngarkohet dy ditë më parë në kalatën 10 me 9800 ton prokate për eksport. Çeliqet e prodhuara në Elbasan i drejtohen porteve të Turqisë. Në kalatën 4 dhe 5 anijet Frojdi III, Mansur M dhe Necati Cavusoglu po shkarkojnë 2770 ton lidhje hekuri dhe llamarine si dhe 5000 ton skrap metalurgjie. 5001 ton grurë që ka mbërritur nga Rusia

Sipas burimeve, gjatë 24 orëve të ardhshme pritet të mbërrijnë anijet Ocean Joy me 827 ton makineri dhe Princess Maria, që pritet të ngarkohet me 5700 ton paleta çimentoje për eksport.

Redaksia Online
(o.d/Shqiptarja.com)