Reshjet e shiut, përmirësohet
situata në kaskada
Moti i keq, probleme per tragetet
Sinoptikanët: Shi dhe dëborë në 5 ditë

Shtimi i reshjeve të shiut ka përmirësuar ndjeshëm situatën në Hidrocentralet e kaskadës së Drinit, Vaut të Dejës dhe Komanit, të cilat mësohet se aktualisht punojnë me kapacitet të plotë, ndërkohë që hidroçentrali i Fierzës vazhdon të mos prodhojë energji elektrike.

Sipas specialistëve, edhe nëse ritmi i reshjeve të shiut në rajonin verior do të vijojë të jetë i lartë dhe do të rezervojë prurje të shumta në liqen, e kuotat do të shënojnë rritjet e duhura drejt maksimale, për shkak të menaxhimit të mirëfilltë që po i bëhet situatës, nëse do të ketë shkarkime nga Hidrocentrali i Vaut të Dejës, ato do të jenë shumë të kontrolluara, në mënyrë që të mos krijojnë përmbytje për zonat e Nënshkrodrës .

Pozitive është situata edhe në Hidrocentralin e Fierzës, ku si rezultat i prurjeve të ditëve të fundit, kuota e liqenit të këtij hidrocentrali, nga 259 metër që ishte gjatë javës së kalaur, tashmë është rritur në 265 metër. Edhe pse ka një rritje prej 6 metrash në nivelin e liqenit, sërish kuota mbetet e ulët, duke bërë që aktiviteti i prodhimit të energjisë elektrike në këtë hidrocentral, prej 12 ditësh të ndërpritet.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Pamje apokaliptike/ Los Anxhelos, qyteti i 'engjëjve' i kthyer në një ferr

Pamje apokaliptike/ Los Anxhelos, qyteti i 'engjëjve' i kthyer në një ferr