Reshjet e tre ditëve të fundit, kanë ndikuar në përmirësimin e situatës hidrike në liqenin e Fierzës, ndërkohë që pritet të rriten në ditët në vijim. Prurjet e lumenjve që furnizojnë me ujë basenin ujëmbledhës më të madh në vend, aktualisht kanë arritur 800 metër kub në sekondë. Kuota aktuale e liqenit është 263.04 metra nga 296 metra që është kufiri maksimal i lejuar dhe prurjet janë optimale.
Kështu, krahasuar me 6 ditë më parë, niveli i ujit në Fierzë, është rritur me 4 metra. Me 28 mars niveli i liqenit të Fierzës, ishte 259.53 m ndërsa prurjet 100 metër kub në sekondë. Përkundër sasisë së reshjeve të ditëve të fundit hidrocentrali i Fierzës, vijon të mos prodhojë energji me qëllim ruajtjen e rezervave ujore të cilat pësuan rënie historike për shkak të thatësirës dhe prodhimit të energjisë duke ulur ndjeshëm nivelin e ujit në 257metra ( dt.21 mars 2022), niveli më i ulët në 20 vite.
Pika optimale në liqen është 271 metër, minimale 244 metra ndërsa ajo maksimale kur ka reshje të bollshme shkon në 296 metra. Në mesataret vjetore të matjes së nivelit të ujit në periudhën mars-qershor, uji ka qenë në kuotën e 276 metrave.
KESH informon se prurjet natyrore në kaskadën e lumit Drin janë:
HEC Fierzë 800 m3/s
HEC Koman 1075 m3/s
HEC Vau i Dejës 70 m3/s
Sipas njoftimit nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:
Hec Fierzë 263.04 mmnd,
Hec Koman 170.67 mmnd,
Hec Vau Dejës 73.69 mmnd
KESH bën me dije se prodhimi ditor në të tre HEC-et është 8344 MWh (ditor) ndërsa Rezerva Energjetike në vend është 315 GWh.
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4417
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sfidat e kthimit në Shqipëri për të investuar! Historia e çiftit që u kthye në fshatin e lindjes, në Gjegjan të Kukësit
22 Dhjetor, 22:51
-
K’cimi i Tropojës në UNESCO, ‘rojtarët’ e traditës për Report Tv: Emocion i madh! Koreografi: Vallet tona epike luftarake
21 Dhjetor, 08:25
-
Kukës/ Me drogë dhe armë të ftohta në makinë, arrestohen 2 të rinjtë!
20 Dhjetor, 11:02
-
Kukës/ Po kontrabandonin nëpërmjet Morinës lëndë piroteknike për tregun shqiptar, arrestohen 2 të rinjtë në kufi (VIDEO)
16 Dhjetor, 14:06
-
‘Njeri pa njeri, më ndihmoni për strehim!’ Apeli therës i të moshuarit, Ahmet Micaj në Kukës: Rritur jetim pa nënë e baba, s’munda të krijoj familje
14 Dhjetor, 14:48
-
Punëtorët e pastrimit në Kukës marrin pagën me 5 mijë lek minus! Kryetari i bashkisë për Report TV: Bëmë llogaritë gabim!
13 Dhjetor, 09:31
-
Dhjetori i festave, Kukësi nën magjinë e dritave shumëngjyrëshe (VIDEO)
12 Dhjetor, 19:02
-
Kukës/ Tentuan të fusnin në Shqipëri 21 mijë franga zvicerane të padeklaruara, nën hetim 2 persona nga Kosova
11 Dhjetor, 12:47
-
Fierza del nga pika kritike, rritet niveli i ujit me 3 metra! Lumenjtë sjellin mbetje të shumta në liqen
9 Dhjetor, 15:37
-
Pamje spektakolare! Bora zbardh luginën e Valbonës, vizitorë të shumtë edhe nga Kosova: Problem energjia për bizneset, të zhvillohet zona (VIDEO)
8 Dhjetor, 15:04
-
Eduard Zaloshnja: 48.1% e shtetasve shqiptarë nuk banojnë në Shqipëri
6 Dhjetor, 15:48
-
Braktisi automjetin me 18 sirianë në aksin 'Tuneli-Morinë', arrestohet 21 vjeçari! Ishte në kërkim prej vitit të kaluar
6 Dhjetor, 11:10
LUSIM zotin qe te na hedhe me shume shi.....se keto do na lene pa drita....
PërgjigjuI lumte Edi Rames dhe qeverise qe bene te mundur renien e shiut. Ama kush vjedh fukarane eshte legen.
PërgjigjuPo per 8 m me poshte po bejne namin keta sikur aty nuk ka uje fare ? Kush e di sa shesin keta ustallaret dhe nuk meret vesh te ku vend
PërgjigjuPo ti Turi ke të drejt mbase, po këto lajme te kafeneja e fshatit i dëgjove?