Reshjet e shiut shkaktojnë përmbytje në Vlorë, bllokohen disa akse rrugore

Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi që ka ‘pushtuar’ qytetin e Vlorës gjatë 24 orëve të fundit, ka shkaktuar përmbytje dhe bllokim të disa akseve rrugore.

Reshjet intensive të shiut që kanë rënë mbrëmë gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm në Vlorë, kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të qytetit bregdetar.

Uji ka mbuluar rrugët në disa nga lagjet kryesore në Vlorë, ndërsa probleme janë krijuar në disa nga  akset rrugore në  lagjen 1 maj , 24 maj si dhe ne disa pika problematike ne zonën e skelës.

Siç duket edhe nga pamjet, qyteti bregdetar i cili në këtë kohë duhet të ishte i mbipopulluar si zakonisht nga pushues dhe turistë është boshatisur.

M.T/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë