Reshjet intensive kanë nxjerrë edhe një herë në pah problemin e mosfunksionimit të kanalizimeve në disa qytete të Shqipërisë së mesme. 

Më kritike situata është në Durrës ku uji për minuta të tëra ka mbuluar rrugët dhe trotuaret në lagjet, 14, 17, 18 dhe në afërsi të stacionit të trenit.

Shkak për këtë situatë është bërë mos funksionimi I rrjetit të kanalizimeve, teksa uji ka hyre ne katet e para të disa banesave në zonën e Ish kënetës.

Pamjet e fokusuara nga kamera e televizionit A1Report në rrugët e qytetit bregdetar nuk kane nevojë për shumë koment. 

Edhe kryeqyteti Tirana mbrëmjen e sotme është përballuar me reshje intensive që kanë shkaktuar problem kryesisht në qarkullim.

Prani të ujit ka pasur në akset kryesore, ndërsa më e theksuar përmbytja e rrugëve ka qenë në periferi.

Vëzhgimi i kameras së A1Report sjell edhe një tablo të situatës në disa prej akseve të kryesore të Tiranës. 

Ndërkohë reshje intensive ka pasur edhe në qytetin e Elbasanit, sakaq në këtë rreth ka problem edhe me rrjetin energjitik, teksa energjia mungon në disa fshatra.

shi ne durres
shi ne durres

shi ne durres

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)