Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë shfaqur edhe problematikat e përhershme në aksin nacional Berat-Skrapar. Prej gati 1-ore në fshatrat Vodicë dhe Fushë-Peshtan po vijon rrëshqitja e gurëve në rrugë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve në këtë aks dhe duke u bërë shkak për aksidente të mundshme.
Prezenca e shtuar e gurëve në rrugë është bërë shpeshherë burim aksidentesh, pasi mjetet jo vetëm që po qarkullojnë vetëm në një korsi por rruga ka mungesë ndriçimi dhe shumë kthesa. Drejtuesit e mjeteve kanë deklaruar se shkëputja e gurëve nga faqja kodrinore përgjatë këtij aksi vijon të jetë një problem i pazgjidhur prej vitesh edhe pse ata janë ankuar shpeshherë.
Sipas tyre, kjo rrugë përbën rrezikshmëri të lartë në ditët me shi pasi ata qarkullojnë me frikët se gurën mund të bien edhe sipër mjeteve. Drejtuesit e mjeteve kërkojnë marrjen e masave për veshjen e kësaj kodre me rrjeta metalike, për të shmangur në këtë mënyrë rënien e gurëve në aksin nacional.
Reshje të intensive shiu kanë përfshirë edhe Qarkun e Dibrës, ku ka pasur rënie të gurëve dhe inerteve në rrugë, ça ka vështirësuar qarkullimin e mjeteve, por pa shkaktuar bllokime. Qyteti i Peshkopisë është përfshirë nga një stuhi bore, me intensitet të lartë, ku në zonat e thella trashësia shkon në 15 cm, duke krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve dhe duke bërë të detyrueshëm përdorimin e zinxhirëve në zonat mbi 1000 metra mbi nivelin e detit.
J.GJ.//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?
-
Me elektronikë
57.6%
-
Me postë
27.2%
-
Në kuti
15.2%
Vota total: 1907
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kërkoi largimin e gjyqtarit, shtyhet vendimi për ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla
21 Maj, 15:46
-
Aksident në minierën e kromit në Martanesh, masivi mineral zë poshtë dy minatorë! Vdes 29-vjeçari, tjetri niset me urgjencë në Tiranë (EMRAT)
21 Maj, 13:44
-
Berat/ Trafikoi ‘nusen’ në Itali për prostitutë, 17 vite burg për vjehrrën tutore! E kërcënonte se do i vriste mamanë
21 Maj, 12:45
-
Një dash në vend të trofeut, sportisti i Teutës fiton në Mundjen Tradicionale
21 Maj, 12:42
-
Meta prezanton nga Berati programin e PL për mbrojtjen e familjes: Këta që sjellin ligjin për surrogacinë do ti hedhim në Lanë
19 Maj, 20:40
-
‘Çmendet’ moti në Europë, stuhitë godasin veriun e Italisë dhe Gjermanisë! Gjendje alarmi në 12 rajone të Francës
19 Maj, 14:30
-
U kap gjatë natës në Skrapar, kush është 27-vjeçari i arrestuar për shtëpi bari në Angli dhe i deportuar në Shqipëri në vitin 2023
18 Maj, 17:55
-
Arrestohet në flagrancë 27-vjeçari në Skrapar, kultivonte kanabis në pyll, asgjësohen 287 fidanë
18 Maj, 11:30
-
‘CN Traveller’: Tirana dhe Berati mes qyteteve më të lira evropiane për të kaluar pushimet
15 Maj, 09:03
-
‘Kodikët e Retros’, parada e makinave të vjetra në Berat
14 Maj, 13:19
-
Fermerët në protestë, bllokojnë rrugën Berat-Lushnje, derdhin domatet e kastravecët në rrugë: Stop abuzimit me çmimet!
13 Maj, 16:00
-
Dibër/ Kaloi kufirin me para të padeklaruara, nis hetimi për 29-vjeçarin! Sekuestrohen 10 mijë euro, 1 mln lekë të vjetra
11 Maj, 14:29