Pas resortit gjigand me vlerë 180 milionë që do të ndërtohet në Gjirin e Lalzit qëndron një kompani nga Katari. Report TV ka mësuar se ajo quhet Omnix Albania me pronar shtetasin nga Katari Jamal Abdulsalam Abu Issa. Kompania është regjistruar në vitin 2008 në QKR, ku ka regjistruar një kapital prej 1.1 miliardë lekësh, afërisht 10 milionë dollarë. Abuissa rezulton edhe administrator i shoqërisë, detyrë që ja ka deleguar për një kohë të shkurtër përfaqësuesit të tij ligjor, Fadi Mitri, me pasaportë amerikane i lindur në Liban. 

Investitori nga Katari zotëron edhe një kompani tjetër në Shqipëri të quajtur OMNIX CONTRACTING AND ENGINEERING, administrator i së cilës është gjithashtu Fadi Mitri.
Objekti i aktivitetit të shoqërisë OMNIX Albania është Zhvillimi i pasurive te paluajteshme, investime ne infrastrukture, turizem, Botime, sherbime mediatike dhe publiciteti, aktivitet ne fushen e radios dhe televizionit, Import-eksport, etj. Adresa kryesore e kompanisë është komuna Draç në Gjirin e Lalzit. Ndërkohë që faqja e saj zyrtare në internet është në ndërtim e sipër, e nuk ofron asnjë të dhënë.

Ndërkohë që nga bilanci i depozituar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, rezulton se Omnix Albania është me humbje në pesë vitet e fundit. Për vitin 2015 hubjet në bilanc rezultojnë 74.5 milionë lekë, për vitin 2014 77.7 milionë lekë. Në vitin 2013, niveli i humbjeve është edhe më i madh, në kuotën e 95 milionë lekëve, thuajse 1 milionë dollarë. Me humbje disi më të vogla rezultojnë bilancet e veteve 2011 dhe 2012.

Leja nga Berisha
Leja e ndërtimit për resortin 180 milionë euro u miratua në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit. Por pas saj, nuk u bë publik as emri i kompanisë investuese dhe as vendi ku do të ngrihet resorti. Burime zyrtare pranë Ministrisë së Financave thanë për Report TV se leja zhvillimore për këtë resort është miratuar nga Qeveria Berisha.

Projektet
Report TV ka mësuar se janë të paktën 7 propozime nga subjekte privatë për fshatra turistikë në këtë zonë. Propozimet janë pasqyruar në hartën e Planit për Zhvillimin e Bregdetit.

7 projektet shtrihen në pikat më të mira të Gjirit të Lalzit, zona turistike më e kërkuar për momentin në gjithë territorin e vendit. Ato janë të përqëndruara në një hapësirë prej pak kilometrash dhe të pozicionuara shumë pranë detit. Fshati i parë, sipas hartës, mendohet të ngrihet në Rrushkull, për t’u pasuar nga një i dytë në Hamallaj dhe një i tretë në Shkafane.

Katër kërkesat e tjera shtrihen drejt Kepit të Rodonit, në Fushë Draç, Draç, Shetaj dhe Likmetaj. Ndërkohë që në hartë është paraqitur edhe një propozim për ndërtimin e një porti jahtesh, i pozicionuar në fund të Gjirit të Lalzit, pranë Kepit të Rodonit. 

Por planet për ndërtimin e fshatrave turistik në zonë nuk përfundojnë këtu. Diçka më larg nga vija bregdetare vërehen edhe 2 projekte të tjerë për fshatra turistike: përkatësisht në Manëz dhe Likmetaj. 
 
Lejet

Leja e ndërtimit për resortin 180 milionë euro u miratua në mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar të Territorit. Por burime zyrtare pranë Financave thanë se leja zhvillimore ishte miratuar nga qeveria Berisha
 
Subjekti

Nga bilancet e depozituara në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, rezulton se Omnix Albania ka humbje në 5 vitet e fundit. Për 2015-wn humbjet në bilanc ishin 74.5 milionë lekë, për vitin 2014, 77.7 milionë
 
Kush është Jamal Abu Issa?
Investitiori nga Katari zotëron edhe një kompani tjetër në Shqipëri të quajtur OMNIX CONTRACTING AND ENGINEERING, administrator i së cilës është gjithashtu Fadi Mitri. 

Jamal Abu Issa rezulton gjithashtu edhe themelues i grupit Omnix International, me seli qendrore në Dubai e me specialitet teknologjinë e informacionit. Grupi numëron sot më shumë se 1000 profesionistë në zyrat e veta të shpërndara në Dubai, Abu Dhabi, Arabinë Saudite, Katar, Kuvait, Oman e Jordani. Më parë ai ka qenë menaxheri i përgjithshëm i grupit Salam Studio and Stores, një prej zinxhirëve të shitjes me pakicë më të mëdhenj në Lindjen e Mesme.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com