Ambasada amerikane në Tiranë ka rikujtuar qytetarët shqiptarë që të respektojnë kushtet e vizës dhe periudhën e qëndrimit në SHBA.
Teksa ka rishpërndarë deklaratën e Departamentit amerikan për Çështje Konsullore, ambasada sqaron se qëndrimi në SHBA përtej afatit të caktuar, mund të sjellë pasoja të rënda, si heqja e vizës, deportimi i mundshëm dhe pamundësia për të marrë viza në të ardhmen.
Sipas ambasadës, qëndrimi i tejzgjatur ndikon në mundësinë për të udhëtuar, studiuar ose punuar në SHBA.
“Respektoni kushtet e vizës suaj amerikane dhe periudhën e lejuar të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Qëndrimi në Shtetet e Bashkuara përtej "Datës së pranimit deri më..." të I-94 mund të çojë në pasoja të rënda si heqja e vizës, deportimi i mundshëm dhe pamundësia për të marrë viza në të ardhmen. Qëndrimi i tejzgjatur mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë tuaj për të udhëtuar, studiuar ose punuar në Shtetet e Bashkuara.”, thuhet në njoftim.
Komente












Mos shkoni ne ate vend te ndyre se ata vrasin qytetaret e tyre ne mes te rruges pa ber asgje dhe jo me te huajt , bojkotojini ate shtet diktatorial
Përgjigju