Një shqiptar dhe një familje italiane janë në gjyq me njëri-tjetrin, për sa i përket një çështjeje trashëgimie. Raportohet se 7 vjet më parë, Aldo Farinola, një restaurator i njohur në Brindizi të Italisë, para se të vdiste i la trashëgimi 7 milionë euro një shqiptari. Por pas vdekjes së restauratorit, familjarë dhe të afërm të tij kanë paditur shqiptarin Nuri Guga se ka falsfikikuar dokumentin e trashëgimisë. Pas 7 vjet hetimesh, Nuri Guga është vënë në bankën e të akuzuarve nën akkuzën e falsifikimit dhe tashmë pritet vendimi i gjykatës.

Redaksia online
(shqiptarja.com)