Restaurimi i murit antik të Kalasë së Durrësit, Yuri Kim: SHBA fonde për ruajtjen e historisë

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim e pranishme në punimet për restaurimet e murit të Kalasë në Durrës, pas dëmtimeve të tërmetit, u shpreh se Shqipëria është një vend me histori të pasur të trashëgimisë kulturore, dhe SHBA janë krenarë që po ndihmojnë me fonde për ruajtjen e historisë.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe ajo suedeze Elsa Hastad theksuan rëndësinë e ruajtjes së vlerave historike dhe të ndihmës së miqve në kohë të vështira.

‘Më kujtohet se kur erdha këtu ishte thjesht muaji janar, se më kujtohet fare mirë se sa shumë punë po bëhej me procesin e rindërtimit dhe e kuptoj po gjithashtu se puna nuk ka mbaruar dhe ende vazhdon. Siç të gjithë ju jeni në dijeni, Shqipëria është një vend i jashtëzakonshëm ka një histori shumë të pasur, unë kam pasur mundësinë të vizitoj kështjellat e saj, vilat, urat, veprat e artit dhe madje edhe mbetjet e jashtëzakonshme të qyteteve antike’, tha ajo.

Ambasadorja amerikane thekson se pikërisht këto monumente qëndrojnë si dëshmitar të jashtëzakonshëm të historisë së Shqipërisë, kulturës dhe qëndrueshmërisë së saj të palëkundur.

“Ne jemi shumë krenarë si ambasadë e SHBA-së që të jemi pjesë e përpjekjeve rindërtuese. Dëshiroj gjithashtu të falënderoj arkitektët dhe inxhinierët e trashëgimisë kulturore pa kufi, të cilët kanë punuar pa u lodhur për të studiuar çdo detaj të kësaj pike referimi dhe për t’u siguruar se çdo pjesë të kuptohet dhe të mbrohet për brezat që do të vijnë”, tha Kim.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm