Të mbyllur në qeli me hekura dhe me korridore me ndriçim të ulët, restoranti numër 789 ofron darka në lindje të qytetit port Tianjin të Kinës, me një shije burgoseje por pa vuajtjen e një dënimi real.
Ndonëse restorantet me motive të veçanta janë të zakonshme në territorin e Kinës, janë të paktë ata që ofrojnë ushqim pas hekurave të shërbyera nga kamarierë me pamje gardianësh.
Kati i parë i burgut ka qeli të mbyllura me kangjella të zakonshme burgu ndërsa kati i dytë që është hapur së fundmi ka qeli private të ndara larg njëra-tjetrës. Porositë e klientëve shërbehen njësoj si në gjithë burgjet rreth botës, me tabakatë e famshme që jemi mësuar të shikojmë nëpër filma.
Megjithatë, për të ruajtur konceptin e izolimit nga bota e jashtme porositë nuk bëhen drejtpërdrejtë tek kamarieri por nëpërmjet një iPad-i. Një ndër klientet e restorantit të çuditshëm Duan Jingling, e cila studion arredimin e brendshëm, thotë se atmosfera j'u duk tepër reale si në një burg të vërtetë.
Ndërsa Song Xi një student në Universitetin e Pekinit, thotë se erdhi në restorantin 789 për të provuar një eksperiencë unike. Ai shpjegon se duke qenë se burgu është një përvojë të cilën nuk e ka provuar kurrë më parë, kjo ishte mënyra më interesante për ta provuar.
Ndonëse restoranti është i hapur gjatë gjithë ditës, mbrëmja është ajo që tërheq më shumë klientë për shkak të pranisë së grupeve muzikore që përformojnë muzikë live dhe skemave avantgarde të ndriçimit.
Pronari dhe ideatori i restorantit Zhou Keqiang thotë se restoranti mund të mbajë rreth 160 klientë njëherësh, shumicës së të cilëve do t'i shërbehet në kohë në qelitë e tyre private.
Megjithatë ai shton se në tërësi vlerësohet më tepër koncepti dhe ndjesia që të jep të qënit e mbyllur në një burg, ndonëse të improvizuar, krahasuar me ushqimin që ata shërbejnë.
Zhou shpjegon se vendosi të hapte një restorant të tillë në mënyrë që njerëzit të kishin një vend ku mund të çliroheshin nga stresi i përditshëm, pavarsisht se nuk pranon të zbulojë nëse ai vetë e ka provuar nonjëherë të qënit në një qeli burgu duke vuajtur një dënim.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com