“Emigrimi nuk është krim. Askush nuk është i paligjshëm” janë këto mbishkrimet në duart e qindra protestuesve në Britani të cilët dolën për të kundërshtuar një restorant i cili u ngriti kurth disa punëtorëve të cilët ishin emigrantë të paligjshëm.

Protestuesit akuzuan restorantin se kishte ngritur një kurth tinëzar për 35 punonjës që vinin nga Shqipëria, Brazili, Meksika, Nepali e Egjipti. Ata i gënjyen duke u thënë se do të kishin mbledhje të stafit dhe si pasojë 25 prej tyre do të depërtohen.
 
Kompania iu shmang një gjobe prej 700 mijë paund për punësimin e emigrantëve ilegalë por po përballet me zemërimin e aktivistëve në të gjithë Anglinë. 

Manifestuesit nëpërmjet rrjetit social facebook u bënë thirrje qytetarëve t’u bashkohen pasi qëllimi i protestës është të sjellë në vëmendje sjelljen jo etike të restorantit dhe të mbështesë punonjësit që t’i rezistojnë shfrytëzimit. 
 
britani

britani

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com