Reus dënohet me 540.000 euro 
Ngiste makinën pa patentë..në 3 vjet

Reus dënohet me 540.000 euro <br />Ngiste makinën pa patentë..në 3 vjet
Futbollisti i Borussia Dortmund, 25 vjeçari Marco Reus do të duhet të paguajë një gjobë prej 540,000 euro, sepse ngiste makinën pa patentë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas gazetës gjermane "Bild", futbollisti gjatë tre viteve të fundit ngiste makinën pa patentë. Gjatë kësaj kohe, ai mori pesë gjoba për shkak të tejkalimit të shpejtësisë, por policia nuk kishte informacione se ai nuk posedonte patentë.

Kështu Reus gjobitet sipas sistemit të kompensimit të përditshëm, sipas sistemit të dënimit që ekziston në disa vende evropiane dhe që paguhet sipas llogaritjes të pagës veçmas të çdo personi. Sipas ligjit gjerman, duke pasur parasysh se futbollisti nuk ka grua, as fëmijë dhe ka të ardhura jashtëzakonisht të larta, dënimi ndaj tij është shumë i lartë.

"Tani e shoh se isha shumë naiv dhe se kjo ishte budallallëk. Mësova leksionin dhe diçka e tillë nuk do të ndodhë," tha Reus pasi kuptoi dënimin. Sipas mediave gjermane, Reus filloi të ndjek mësimet për ngasje në moshën 18 vjeçare, por nuk arriti ta kalon testin.

Paga e lojtarit të Borussia Dortmund është 180,000 € në muaj. Thuhet se ndaj tij kanë filluar hetimet.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Nuk ndaloi një malazez që ishte në kërkim, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit

Nuk ndaloi një malazez që ishte në kërkim, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit