Pavarësisht se zgjedhjet në Maqedoni u panë një humbje për partitë shqiptare sërish janë këto të fundit të cilat do të përcaktojnë edhe qeverinë e ardhshme të vendit.
Mediat ndërkombëtare i kanë ndjekur me vëmendje këto zgjedhje të parakohshme parlamentare. Reuters shkruan se pavarësisht kritikave të Bashkimit Europian ndaj Gruevskit, ky i fundit, edhe pse me rezultat të ngushtë, arriti të fitojë sërish.
Në këto kushte koalicioni i shumicës sipas prestigjiozes nuk mund të formohet pa një ose dy parti shqiptare. Reuters thekson se cilado parti fituese , duhet të bëjë koalicion me partitë që përfaqësojnë shqiptarët. Mesa duket pavarësisht fitores së Gruevskit dhe humbjes së 11 deputetëve shqiptarët e Maqedonisë kanë çelësin e qeverisë së re të Shkupit.
BDI e Ali Ahmetit dhe lëvizja Besa janë dy partitë shqiptare të cilat morën më shumë mandate. Më pas renditet Aleanca për Shqiptarët e cila mori 3 deputetë dhe e katërta u rendit PDSH e Menduh Thaçit.
Mediat në shtetin fqinj kanë nisur të ngrenë hipotezat për një qeveri të mundshme. Pas përfundimit të zgjedhjeve disa analistë thonë se qeveria e re mund të formohet nëse LSDM e Zaev e cila mori 49 deputetë do të bashkohet me BDI e Ahmetit dhe Aleancën për Shqiptarët e cila siguroi 3 deputetë.
Ndërsa koalicioni mes partisë së Gruevskit e cila mori 51 deputetë dhe BDI vlerësohet se mund ta çojë vendin sërish në një krizë politike.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO