Ambasada e Turqisë në Kosovë i ka bërë kërkesë Ministrisë së Jashtme që të arrestojë botuesin e gazetës Ekspres, pasi sipas saj Buzhala ditën e grushtit të shtetit të Turtqi ka bërë thirrje për mbështetje ndaj puçistëve edhe nga ana e shqiptarëve.
Për këtë kërkesë, ambasada turke është mbështetur në një postim në rrjetin social Facebook nga ana e botuesit, ku ky i fundit ka shkruar se, të gjithë shqiptarët që mund të ishin në Turqi për pushime të shkonin dhe të rreshtoheshin kundër Erdogan përkrah ushtrisë.
Po ashtu, siç raportojnë mediat kosovare, kjo ambasadë ka kërkuar masa edhe ndaj komenteve të bëra në gazetën Ekspres rreth puçit në Turqi.
Në letrën që ambasada i ka çuar Ministrisë së Jashtme të Kosovës, ajo i kujton bashkëpunimin mes Turqisë dhe Kosovës, si dhe faktin se Turqia ishte ndër vendet e para që mbështetën pavarësinë e Kosovës.
Po ashtu, kjo letër mbyllet me një kujtesë ndaj Kosovës, për ligjin e komenteve nga njerëzit që iu ndalohet qytetarëve që t’iu bashkohen konflikteve jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com