Revani me kadaif

Përbërësit:

  • 4 vezë
  • 1 gotë sheqer
  • 1 gotë vaj
  • 100 gr arra të grira
  • 1 gotë miell
  • 1 pako pluhur pjekës
  • 1 pako sheqer vanilje
  • 250 gr kadaif

Për sherbetin:

  • 3 gota sheqer
  • 3 gota ujë

Përgatitja:

Vendosni në tenxhere ujin dhe sheqerin. Ziejini rreth 8–10 minuta nga momenti që fillon vlimi, derisa të trashet pak. Lëreni sherbetin të ftohet plotësisht. Ndërkohë rrihni vezët me sheqerin derisa masa të bëhet e bardhë dhe kremoze. Shtoni vajin dhe përziejeni. Hidhni miellin, pluhurin për pjekje dhe vaniljen, në fund shtoni arrat. Shpërndani kadaifin me duar që të ndahet mirë dhe vendoseni në tavë të lyer me pak vaj ose gjalpë. Hidhni masën e revanisë sipër kadaifit dhe shpërndajeni njëtrajtshëm. Piqeni në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 35–40 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë. Sapo të dalë nga furra, hidhni sipër sherbetin e ftohtë. Lëreni të pushojë të paktën 2–3 orë që të përthithë mirë sherbetin. Është edhe më e mirë nëse e lini një natë në frigorifer.