Liverpool i Jurgen Klopp ka mundur sot në Anfield Borussia Dortmund, pas një ndeshje dramatike.

Liverpool-Dortmund përfundoi me rezultatin 4-3 pas golit të mbrojtësit Dejan Lovren të shënuar në minutat shtesë.

Me këtë rezultat, “The Reds” kualifikojnë për në fazën gjysmëfinale të UEFA Europa League.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të verdhë e zinjve. Golat u shënuan brenda 9 minutave të para nga Mkhitaryan dhe Aubameyang.

Ndërsa, në pjesën e dytë nisi edhe revanshi i Liverpool.

Origi shkurtoi diferencën në minutën e 48-të. Në të 57-ën Reus çoi sfirat në 1-3.

Pas kësaj ndeshja foli në favor të lojtarëve të Jurgen Klopp, ish-tranier i Dortmund-it. Coutinho, Sakho dhe Lovren shënuan për Liverpool, përkatësisht në minutat 66, 78 dhe 91.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)