Revista amerikane “News Week”: “Rejsi Farma”, importuesi më i madh i markave ndërkombëtare në Shqipëri

Revista amerikane “News Week”: “Rejsi Farma”, importuesi më i madh i markave ndërkombëtare në Shqipëri

Godina e Rejsi Farma

Revista e njohur amerikane “News Week”, në një speciale të titulluar “Shqipëria, ylli në ngjitje i Europës”, teksa flet për rritjen përtej parashikimeve të ekonomisë shqiptare dhe interesit të lartë të investitorëve të huaj, ka veçuar ‘Rejsi Farma’, si importuesin dhe distributorin më të madh të produkteve farmaceutike në vend, si një model pararojë për vendin. ‘Rejsi Farma’ është ndërtuar mbi standarde europiane, për t’i hapur rrugë misionit të saj për t’u ofruar shqiptarëve akses në të njëjtat produkte cilësore, si qytetarët e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara”, thuhet në artikull. “Fokusi ynë ka qenë gjithmonë te cilësia dhe markat prestigjioze ndërkombëtare”, - citohet bashkëthemeluesja e “Rejsi Farma”, Merita Sheqi.

Revista vë në dukje vizionin, i cili qëndron pas strategjisë së kompanisë për të punuar me partnerë ndërkombëtarë, që së bashku me investimet e “Rejsi Farma” në infrastrukturë, standarde dhe trajnime periodike të stafit, e kanë sjellë kompaninë në këto nivele ku është sot.

E themeluar në vitin 1998, “Rejsi Farma” sot është importuesi kryesor në Shqipëri i markave më të njohura ndërkombëtare. Ndonëse e filloi aktivitetin në një kohë kur tregu farmaceutik vendas karakterizohej nga rregullime të kufizuara dhe mbizotërohej nga tregu i zi, ajo u qëndroi besnike parimeve të veta, duke u bërë kompania e parë që filloi investimet mbi standardet europiane. Në këtë mënyrë, kompania nisi bashkëpunimin me emrat më të njohur të tregut botëror të farmaceutikës, një proces që e shndërroi “Rejsi Farma” në një sipërmarrje të suksesshme dhe mbi të gjitha, një partner të besueshëm ndërkombëtarisht, që sot merret për referencë nga revistat më prestigjioze ndërkombëtare.

Sot duket qartë se misioni për t’u ofruar shqiptarëve akses në të njëjtat produkte cilësore si qytetarët e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara, është arritur bazuar edhe në bashkëpunimin e ngushtë me zyrat e përfaqësive të kompanive Brand, që operojnë në Shqipëri.

 

S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?