Revista e njohur i shpalli të ndarë, çifti bën reagimin epik (VIDEO)

Revista e njohur i shpalli të ndarë, çifti bën reagimin epik (VIDEO)

In Touch Weelky publikoi këtë javë lajmin se Mila Kunis dhe Ashton Kutcher i kishin dhënë fund lidhjes së tyre. Çifti nuk parapëlqen të reagojë, por kësaj radhe nuk ka mundur të mos e përgënjeshtrojë lajmin në mënyrën më origjinale të mundshme. Ata kanë realizuar një video në makinë, teksa Mila shikon screenshotin e kopertinës së revistës në telefon. Biseda ironike dhe njëkohësisht gazmore vijon si më poshtë.

“Zemër çfarë po ndodh?” –pyet Ashton, ndërsa Mila duke i treguar artikullin, ia kthen: “Është për ne.”

“Është për ne? Oh Zot, çfarë do bëjmë?”

“Unë ndihesha e mbytur”, -vazhdon ajo duke iu referuar rreshtave të shkruara në artikull.

“Ndiheshe e mbytur nga unë? Unë isha autoritar, apo jo?”

“Gjithashtu, unë mora fëmijët.”

“Oh, ti more fëmijët? Fëmijët nuk janë më me mua?”

“Epo, ti kishe një sekret të errët!”

“Çfarë është ky sekret i errët?”

“Nuk e di! Kam vetëm këtë foto”, -shprehet Mila duke treguar telefonin.

Në përshkrimin e videos, Ashton shkruan: “Mendoj se ka marrë fund. @intouchweekly argëtohu duke shitur revista këtë javë. Ndoshta javën tjetër bashkëshortja ime do të lindë binjakë. Për herë të tretë. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Makina përplas këmbësorin afër vijave të bardha tek 'Rruga e Kavajës', humb jetën në spital

Tiranë/ Makina përplas këmbësorin afër vijave të bardha tek 'Rruga e Kavajës', humb jetën në spital