Revista Forbes:Putin njeriu më i
fuqishëm në botë i dyti Trump

Revista Forbes:Putin njeriu më i<br />fuqishëm në botë i dyti Trump
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin është cilësuar nga revista prestigjioze  'Forbes' si njeriu më i pushtetshëm në botë.

“Personi më i fuqishëm në botë për katër vite rresht është presidenti rus, që ka zgjeruar ndikimin e tij në pothuajse çdo anë të planetit. Nga Rusia deri ne Siri, në zgjedhjet presidenciale të SHBA-se. Putin vazhdon të marrë çdo gjë që dëshiron”, shkruan Forbes.

Në vendin e dytë është presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, kurse në vendin e tretë është Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Lista vijon me presidentin kinez dhe kreun e Vatikanit, papa Francesku.

Në listë është edhe themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg, kreu i BQE Mario Draghi,Theresa May, kryeministrja e Britanisë, presidenti i Francës Hollande, shefja e FMN Christine Lagarde, madje edhe sekretari i sapozgjedhur i SHBA Rex Tillerson.

Mes tyre shihet edhe emri i presidentit të Turqisë Erdogan,dhe Al Baghdati e kryeministri kanadez Trudeau

Në botë jetojnë rreth 7.4 bilionë njerëz por vetëm 74 prej tyre kanë mundësi të kenë fuqi të ndryshojnë mjedisin ku jetojmë.

Redaksia Online
(e.m/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit