Revista 'Islands' u sugjeron turistëve Tiranën: Kryeqyteti më i gjallë në Ballkan, mos humbisni Bunk'Art

Revista 'Islands' u sugjeron turistëve Tiranën: Kryeqyteti më i gjallë në Ballkan, mos humbisni Bunk'Art

Artikulli i revistës 'Islands' për Tiranën

Ngjyrat, muzetë dhe lokalet plot gjallëri e kanë kthyer Tiranën në një nga atraksionet kryesore për turistët europianë, e jo vetëm. Pas prestigjiozeve “The Economist” dhe “The Guardian”, apo revistave të tjera me emër si “Vanity Fair”, “Vogue’, “L’Espresso” etj, revista e njohur në fushën e turizmit “Islands”, i ka kushtuar një artikull kryeqytetit shqiptar, duke e renditur atë krah kryeqendrave botërore më trendi të turizmit, si Tajlanda, Kuba apo ishulli i Balit. Teksa e cilëson si një nga kryeqytetet më të gjalla të Ballkanit, “Islands” thekson se Tirana është një qytet vibrues, i ri dhe me plot me gjëra për të bërë dhe për të parë, aty ku të mërzitesh është e pamundur.

TIRANA, QYTETI QË NUK FLE KURRË...

Ngjyra, muze dhe lokale që të heqin trurin... Kështu i mirëpret vizitorët e saj Tirana. Shqipëria cilësohet si “Zbulimi i Vitit” dhe qëndron krah Kubës apo ishullit të Balit.

Një qytet vibrues, i ri dhe plot me gjëra për të bërë dhe për të parë, ku vështirë se mërzitesh ndonjëherë. Tirana është një nga kryeqytetet më të gjalla të Ballkanit. Turi nuk mund të nisë nga ndonjë vend tjetër veç Sheshit “Skënderbej”, i rikonstruktuar së fundmi dhe kushtuar Heroit Kombëtar, i cili në vitet 1400 mbrojti Shqipërinë dhe Perëndimin nga sulmet e perandorisë Osmane. Si për ironi të fatit, dy hapa larg statujës së Skënderbeut është xhamia e Et’hem Beut, më antikja në Tiranë, dhe një prej ndërtesave fetare më të rëndësishme. Në shesh ndodhet edhe Opera, Biblioteka Kombëtare dhe Muzeu Historik, brenda të cilit ilustrohet historia e Shqipërisë, që nga Paleoliti e deri në Komunizëm.


(Kopertina e revistës 'Islands' ku flet edhe për turizmin në Shqipëri)

Tirana është e pasur me Muze dhe Galeri Arti, të cilat ia vlen t’i përfshish në itinerarin e udhëtimit. Nuk mund të humbisni as vizitën në Bunk’Art, e vendosur brenda një bunkeri anti-atomik, që ripërshkruan historinë moderne të qytetit, nga pushtimi italian e deri në rënien e komunizmit.

Pasi të hyni mirë në qytet, nuk mund të mos e bëni një shëtitje nga Blloku, lagja ku gjatë regjimit komunist mund të futeshin vetëm ata që kishin lidhje me nomenklaturën. Sot Blloku, është vendi më “cool” në Tiranë, me bare dhe restorante.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilo: 06/08/2018 23:16

    Aman mos e humbisni edhe pasurine me cool te Tiranes Lali Erin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën