Revista skoceze: Riviera Shqiptare, destinacioni i pushimeve evropiane me plazhe tropikale

Revista skoceze: Riviera Shqiptare, destinacioni i pushimeve evropiane me plazhe tropikale

Ksamil

Vera është shumë pranë dhe ndërsa tani është koha që shumë njerëz fillojnë të ëndërrojnë për vendpushime me diell, çmimet në rritje shpesh kthehen në një pengesë, shkruan në një artikull revista skoceze “Daily Record”.

Kostot e pushimeve vazhdojnë të rriten dhe kjo është kryesisht e dukshme gjatë sezonit turistik kur destinacionet më të njohura rrisin çmimet e fluturimeve, akomodimit, ushqimit dhe aktiviteteve.

Kjo ka bërë që shumë njerëz të heqin dorë nga rezervimet për pushime, por nuk ka pse të ndodhë kështu!

Pavarësisht krizës së vazhdueshme të kostos së jetesës, ekzistojnë ende shumë vende me diell për t’u vizituar që nuk do të sforcojnë buxhetin tuaj!

Destinacioni mesdhetar, Shqipëria ofron plazhe me rërë të bardhë dhe ujëra bruz kryesisht në Rivierën e saj në zhvillim.

E vendosur në Gadishullin Ballkanik të Evropës Juglindore, Riviera Shqiptare përbëhet nga disa qytete dhe fshatra bregdetare.

Peizazhi i saj ofron gjithçka që mund të shihni në një destinacion turistik shumë të vizituar, por me çmime më të ulëta.

Në Rivierën Shqiptare, bie menjëherë në sy fshati Ksamil dhe është e lehtë ta kuptoni pse.

Pamjet piktoreske të plazheve me rërë të bardhë mund të ngatërrohen me ato të Greqisë…

Nëse nuk jeni adhurues i diellit, ka shumë sporte ujore në dispozicion për të marrë pjesë, nga ski jet deri te varkat e shpejta dhe aktivitete të tjera emocionuese.

Pas një dite të gjatë në plazh, uluni në një nga restorantet e shumta buzë detit që ofrojnë ushqime të freskëta deti me çmime të volitshme.

Gjithashtu, pushuesit mund të eksplorojnë zonat historike, pasi Shqipëria është shtëpia e shumë vendeve të trashëgimisë të mbrojtura nga UNESCO, një prej tyre përfshin Parkun Arkeologjik Kombëtar të Butrintit.

Vetëm 10 minuta larg me makinë nga Ksamili, vizitorët mund të mësojnë rreth qytetit të lashtë romak plot me ndërtesa historike dhe rrënoja.

Skocezët mund të arrijnë në Shqipëri me një fluturim të vetëm, me linjën ajrore si “Ryanair” që kryen udhëtime drejt kryeqytetit të saj, Tiranë nga Edinburgu.

Sidoqoftë, udhëtimi për në Rivierën Shqiptare është edhe pesë orë të tjera në jug të vendit, por fatmirësisht ekziston një mundësi tjetër për të shkurtuar kohën.

Opsioni i dytë është të fluturoni në ishullin grek të Korfuzit, i cili ndodhet pikërisht përballë Rivierës Shqiptare.

Nga këtu, mund të merrni një traget për 30 minuta i cili do t’ju çojë në portin e Sarandës, ku ofrohet transport publik si, autobusë dhe taksi që mund t’ju çojnë në Ksamil.

Turistët gjithashtu mund të qëndrojnë aty dhe të shijojnë një pushim të plotë në Sarandë, e cila konsiderohet kryeqyteti jozyrtar i Rivierës dhe shtëpia e plazheve edhe më të mëdha se Ksamili.

Mundësitë e akomodimit në të gjithë rajonin variojnë sipas çmimeve, por ka opsione me kosto që ia vlejnë, me apartamente buzë plazhit që kushtojnë vetëm 434 paund për deri në katër persona  për një javë të tërë. ATA

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)