Revolta e Ema Andreas në Facebook
"Artiste të dashur ju priftë lypsaria"

Revolta e Ema Andreas në Facebook<br />"Artiste të dashur ju priftë lypsaria"
Një ndër artistet më të angazhuar në kauzat e artit, aktorja dhe regjisorja  Ema Andrea ka bërë sot një urim të veçantë në formë revolte për nisjen e sezonit të ri artistik.

“Artistë të dashur, ose jo, Ju priftë mbijetesa, "fjala e mirë", lypsaria e kompromisi për këtë sezon!! Qofshi gjithmonë të famshëm e gojëkyçyrit e Kamy!! Zezon te mbare e të ndritshëm!!!
 
Ky urim tre rreshta në profilin e saj në Facebook, zbërthen gjithë krizën e artit sot në Shqipëri: fonde minimale e të menaxhuara në mënyrën më të keqe të mundshme, investime e sponsorizime zero për artin, funksionimi në bazë klanesh e miqësish në përzgjedhjen e projekteve dhe shfaqje e botime të dobëta dhe minimale, në fund.  
 
Por mënyra si reagon Ema Andrea, për të disatën herë, tregon se janë gjithsesi, pak artistë, që veç talentit në art dinë të angazhohen për kauza të rëndësishme dhe të lëvizin diçka në këtë shkreti artistike në vend.

ema andrea

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot