Protestuesit ishin në mesin e mijëra të të diplomuarve dhe të ftuarve.
Ata u ngritën në heshtje kur Pence, ish-guvernator i Indianas, nisi fjalimin.
Organizatorët e protestës thanë se ata donin të shprehnin kundërshtimin e tyre ndaj politikave të administratës amerikane, përfshirë një propozim të presidentit Donald Trump për t’iu pezulluar hyrjen në SHBA vizitorëve dhe migrantëve nga vendet me shumicë myslimane.
Por, Pence gjithashtu mori duartrokitje kur tregoi se si Trump ka folur kundër persekutimit fetar të njerëzve të "të gjitha besimeve" gjatë një fjalimi në Arabinë Saudite.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com