Nicole Kidman ka befasuar sërish fansat e saj pas një daljeje publike në emisionin "The Graham Norton Show" dhe jo për ndonjë arsye të mirë. Fytyra e ngrirë e aktores u bë qendra e vëmendjes dhe solli përsëri fjalë rreth ndonjë ndërhyrjeje të mundshme nga ana e saj.

47-vjeçarja i ka mohuar më parë fjalët rreth ndërhyrjeve estetike, por pranoi se ka eksperimentuar një herë me Botox në të shkuarën [2013]. "Jo kirurgji për mua; e kam provuar Botox-in, fatkeqësisht, por e mora veten shpejt dhe tani më në fund mund ta lëviz përsëri fytyrën."

Sidoqoftë fansat e aktores nuk ishin aq të bindur pasi e panë ditën e djeshme në atë gjendje. Nicole ka rrëfyer se pas fytyrës së saj të tërhequr fshihet fakti që aktorja gjithnjë e shmang diellin.

Një herë, Kidman tha: "Jam plotësisht natyrale. Përdor krem për mbrojtjen ndaj diellit, nuk pi duhan dhe kujdesem për veten, jam krenare ta them këtë. Çdokush mund t'i bëjë vetes gjithçka, nuk jam paragjykuese, por personalisht unë besoj në të qenurit në formë fizikisht. Kështu jam rritur. Nuk mund të dal në diell, sepse kam lëkurë shumë të çelët. Ishte një makth kur isha e vogël, por ka përfitimet e saj tani".